Politika 26 August 2024, 09:40 Nga VNA

Presidenti Begaj me punim plagjiaturë

Ndaje në Whatsapp
Presidenti Begaj me punim plagjiaturë
  • Studiuesi Muka: Presidenti me titull profesor i asociuar me punim plagjiaturë. Pritet të dekretojë Rektorë të akuzuar për plagjiaturë, pavarësisht shkeljeve ligjore!

Studiuesi i njohur Taulant Muka në rrjetet sociale ka publikuar fakte që vërtetojnë se Presidenti i Shqipërisë, z. Bajram Bega ka marrë titullin "profesor i asociuar" me punim plagjiaturë. "presidenti i shtohet listës së gjatë të shumë figurave politike që kanë ndërtuar karrierën akademike mbi vjedhjen e pronës intelektuale. Këto fakte tregojnë qartë se si pseudointelektualët jo vetëm që kanë penguar zhvillimin e elitave shqiptare dhe avancimin e universiteteve, por vazhdojnë të mbajnë gjallë hipokrizinë e vlerësimit të ndërsjelltë mes tyresh duke shkelur ligjet shqiptare", shkruan Muka. Statusi i plotë Sot, Presidenti i Republikës ka njoftuar dekretimin e  rektorëve të përfshirë në skandale plagjiature, siç është rasti i Artan Hoxhës, duke shpërdoruar detyrën në bashkëpunim me Ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu. Kjo e fundit është e njohur publikisht për doktoraturën e saj të kapur me plagjiaturë. Pavarësisht ankesave të bëra në të gjitha institucionet përkatëse, Komisioni Qendror i Universitetit ka kthyer një përgjigje formale, pa emra dhe vetëm me vulë, duke përforcuar shkeljet ligjore. Po z. Begaj, a ka një karrierë të ndërtuar mbi plagjiaturën? Zoti Begaj, i cili është mjek në profesion, ka marrë titullin profesor i asociuar, për të cilin nevojiteshin publikime me faktor impakti. Megjithatë, kërkimet tregojnë se jo vetëm që nuk ka publikime të tilla, por edhe një nga artikujt e tij, "Assessment and Management of Gastrointestinal Disorders during Pregnancy", i publikuar në Advances in Life Science and Technology (https://www.iiste.org/Journals/index.php/ALST/article/view/17044), është 100% i kopjuar nga materialet e leksioneve të Shoqatës së Mjekësisë Obstetrike të Amerikës së Veriut (https://web.archive.org/web/20050310042337/http://www.obmed.org/pdfs/gastro.pdf). Madje, Presidenti vendos të dhënat për SHBA si të dhëna për vendin tonë. Tashmë presidenti i shtohet listës së gjatë të shumë figurave politike që kanë ndërtuar karrierën akademike mbi vjedhjen e pronës intelektuale. Këto fakte tregojnë qartë se si pseudointelektualët jo vetëm që kanë penguar zhvillimin e elitave shqiptare dhe avancimin e universiteteve, por vazhdojnë të mbajnë gjallë hipokrizinë e vlerësimit të ndërsjelltë mes tyresh duke shkelur ligjet shqiptare. Shqipëria sot renditet e fundit në rajon dhe Evropë për nivelin e arsimit dhe shkencës, si dhe për largimin masiv të trurit. Kapja e institucioneve nga plagjiatura jo vetëm që nuk ndihmon në zgjidhjen e problemit, por e përkeqëson edhe më shumë situatën.

Lexo gjithashtu

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme