Politika 26 August 2024, 18:49 Nga VNA

Gazetari i njohur Blendi Fevziu “bën bashkë” qeverinë dhe opozitën

Ndaje në Whatsapp
Gazetari i njohur Blendi Fevziu “bën bashkë” qeverinë

Gazetari i njohur Blendi Fevziu ka “bërë bashkë” qeverinë e dhe opozitën. Në një panel të organizuar nga Ministria Për Evropën dhe Punët e Jashtme me temë “Rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian” me moderator gazetarin Blendi Fevziu, merrnin pjesë kryenegociatorja e emëruar nga qeveria, Majlinda Dhuka dhe Kryetarja e Komisionit të Çështjeve Evropiane, deputetja e PD, Jorida Tabaku.

Nuk ndodh shpesh që përfaqësuesit e mazhorancës dhe opozitës të ulen së bashku, sidomos për tema për të cilat ndajnë qëndrime të ndryshme. Edhe në këtë rast qeveria është shprehur se ka pasur arritje në negociatat për në BE, ndryshe nga opozita e cila thotë se korrupsioni dhe kapja e shtetit ditat ditës e largojnë Shqipërinë nga ky proces.

Por mesa duket në një ditë si kjo ka vend për mirëkuptim. Aq më tepër që paneli drejtohej nga gazetari i njohur Blendi Fevziu i cili gjatë gjithë verës me rroba plazhi promovoi turizmin në Shqipëri ndërsa sot i veshur me kostum deklaroi se nuk shpreson se do të jetë gjallë kur Shqipëria të hyjë në Europë.

Deklaratë që tingëllon e çuditshme, ndërsa Tanja Fajon me kostumin e eurodeputetes ka deklaruar se hyrja e vendit tonë parashikohet të jetë në vitin 2030. Pak larg si datë për pritshmërite e shqiptarëve dhe largqoftë nëse Blendi Fevziu i del parashikimi.

Video

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Kokainë kolumbiane e fshehur në kërcell plastikë trëndafilash, një lulishte fantazmë dhe një vilë në Marathona. Mes të arrestuarve raportohet edhe Lulzim Caka, një emër i njohur i kronikës shqiptare. I dënuar me 25 vite burg, i liruar gabimisht para kohe në vitin 2019 dhe më pas i shpallur në kërkim, Caka rikthehet tashmë në një dosje ndërkombëtare droge. Mbi 110 kilogramë kokainë lidhen me grupin e goditur në Greqi. Si përfundoi një i kërkuar nga drejtësia shqiptare në zemër të kësaj skeme?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme