Politika 28 August 2024, 12:40 Nga VNA

Mbetjet toksike, Balluku e Vëngu marrin në mbrojtje Portin e Durrësit, paralajmërojnë rishikim kontratash

Ndaje në Whatsapp
Mbetjet toksike, Balluku e Vëngu marrin në mbrojtje Portin e

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu, gjatë publikimit të vendimeve të qeverisë u pyetën në lidhje me mbetjet toksike. Dy anëtarët e qeverisë mohuan përgjegjësinë e Portit të Durrësit, teksa paralajmeruan Kurum mbi përgjegjësitë që e presin në rast rishikimit të kontratës me shtetin shqiptar.

Balluku: Kjo çështje ka marrë përmasa ndërkombëtare dhe dua t’i bëj thirrje medias e opinionit që të tregohen të kujdesshëm tek analizojnë këtë këtë çështje që përveçse delikate është dhe shumë të komplikuar nga ana juridike e proceduriale. Të gjitha analizat që kam dëgjuar afektojnë imazhin e Shqipërisë dhe do të ishte e udhës që të prisnim vendimet që do të dalin nga të gjitha proceset që kanë nisur sa i përket kësaj çështjeje. Çështja ka marrë emrin porti i Durrësit, por Autoriteti Portual i Durrësit dhe çështja e mbetjeve të rrezikshme janë dy gjëra të ndryshme, përshihet MIE, Autoriteti Portual i Durrësit apo ministri të tjera”.

“Transporti i mbetjeve të rrezikshme ka filluar në vitin ’98. Ka një protokoll të mirëfilltë për të cilin Ministria e Mjedisit dhe Turizmit e ka bërë me dije të gjithë mediave, nuk është asgjë e re ka edhe tranzitim dhe eksport të mbetjeve të rrezikshëm që janë të koduara në bazë të kodeve europiane të transportit të këtyre mbetjeve. Ka qenë një procedurë normale deri ditën kur ka marrë këtë përmasë mediatike nga anëtarët e konventës së Bazelit”.

Ajo theksoi se “Autoriteti Portual i Durrësit nuk ka asnjë lidhje me këtë proces duke qenë se të gjithë jeni në dijeni, që janë proceduar nga një prej koncensionarëve europianë që operojnë në portin e Durrësit, Autoriteti Portual i Durrësit me koncensionarin që ka kryer këto transporte janë dy etnitete konkurrente që ta keni të qartë dhe ta shikoni më sy tjetër”.

“Të gjitha institucionet ligjzbatuese janë angazhuar që në fillim dhe do të kërkoja që secili prej jush t’i jepte kohën e duhur drejtësisë dhe pastaj të flasim për analiza të sakta dhe mos ta kthejmë këtë çështje proceduriale në një çështje kombëtare dhe ndërkombëtare”.

Nuk na ka rezultuar deri tani asnjë analizë apo gjykim i përfunduar që të themi se ka ndodhur diçka që fajëson këtë entitet apo atë institucion. Në Portin e Durrësit operojnë koncesionarë të ndryshëm dhe nuk po them që ka faj as koncesionari vetë. Fjala faj nuk duhet përdorur, pasi është një proces administrativ për të cilin kanë nisur hetimet dhe deri tani nuk ka asnjë rezultat të këtij hetimi”.

Nuk e kuptoj pse kemi një padurim për të gjetur fajin, por ju siguroj që Autoriteti Portual Durrës nuk ka asnjë lidhje me procesin.

Vëngu: Për t’ju sqaruar. Nuk jam këtu në cilësinë e detyrave të më përparshme. Por si ministër i Mbrojtjes. Në asnjë mënyrë nuk duhet të lejojmë që çështje që kanë mospërgjegjësi nga entet private, t’i adresohen institucioneve publike.

Video

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Kokainë kolumbiane e fshehur në kërcell plastikë trëndafilash, një lulishte fantazmë dhe një vilë në Marathona. Mes të arrestuarve raportohet edhe Lulzim Caka, një emër i njohur i kronikës shqiptare. I dënuar me 25 vite burg, i liruar gabimisht para kohe në vitin 2019 dhe më pas i shpallur në kërkim, Caka rikthehet tashmë në një dosje ndërkombëtare droge. Mbi 110 kilogramë kokainë lidhen me grupin e goditur në Greqi. Si përfundoi një i kërkuar nga drejtësia shqiptare në zemër të kësaj skeme?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme