Lifestyle 18 October 2024, 21:47 Nga VNA

Starton Big Brother Vip Kosova”, kush janë banorët e parë që kanë hyrë

Ndaje në Whatsapp
Starton Big Brother Vip Kosova”, kush janë banorët e parë

Mbrëmjen e sotme ka startuar “Big Brother Vip Kosova”, i cili nisi mbrëmjen e sotme edicionin e tretë. Janë zbuluar emrat e parë të banorëve që u bënë pjesë e tij.

Banore e shtëpisë është bërë këngëtarja mjaft e njohur shqiptare, Rovena Stefa. Ajo tha se ka shumë për të dhënë nga vetja e saj në këtë edicion, ndaj është e gatshme për këtë aventurë.

Po ashtu garës i është bashkuar edhe këngëtari Kevin Edmond. Ai jeton në Suedi, ndërsa ajo që e lidh me Kosovën janë rrënjët e nënës së tij, e cila është me origjinë nga Ferizaj.

“Në BBV po hyj beqar, nëse do ketë ndonjë vajzë për mua, do jem shumë i lumtur”, tha ai.

Opinionistët e këtij edicioni janë Olta Gixhari dhe Melaim Zeka.

Plot banorë pritet të hyjnë në shtëpinë më të famshme në Kosovë, për një aventurë 100 ditore, në garë për të fituar çmimin e madh prej 100 mijë euro.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme