Lifestyle 18 Tetor 2024, 08:14 Nga VNA

Katër shenja se njerëzit po e humbasin kohën tuaj

Ndaje në Whatsapp
Katër shenja se njerëzit po e humbasin kohën tuaj

Interneti dhe koha e informacioneve në të cilën po jetojmë ka krijuar disa mundësi emocionuese. Sot, ne kemi qasje në informacione, teknologji dhe burime si kurrë më parë.

Ne jetojmë në një kohë të lidhur ku është e lehtë të komunikojmë dhe të bashkëveprojmë me konsumatorët potencialë dhe me partnerët e mundshëm të biznesit. Përderisa e gjitha kjo ka qenë e mirë për biznes, gjithashtu ka krijuar sfida.

Me këtë qasje kanë ardhur shumë njerëz të cilët do të shpenzojnë kohën tuaj nëse e lejoni. Si ndërmarrës të zënë ,koha jonë është njëri prej burimeve më të vlefshëm. Ne nuk mund t’a humbasim në gjërat e parëndësishme. Ne nuk mund të lejojmë që dikush tjetër t’a kontrollojë orarin tonë. Është gjë e zgjuar të shikoni shenjat paralajmëruese se dikush do të humbasë kohën tuaj.

Ata udhëheqin me atë që dëshirojnë

Ju keni të paktën disa mesazhe nga njerëzit në media sociale ose përmes emailit të cilët udhëheqin me një kërkesë. Ata dëshirojnë të flasin për biznesin e tyre. Ata dëshirojnë që ju të bleni nga ata, edhe pse nuk dini asgjë për atë që ofrojnë. Ata kërkojnë diçka që ju shisni por e duan falas.

Kur bashkëveprimi i parë i dikujt me ju është për ata dhe për diçka që ata duan, ikni sa më shpejtë që mundeni. Kjo është një shenjë se e tërë marrëdhënia juaj do të bazohet në atë ndërmarrës të vetë-përqendruar. Edhe nëse do të bënit diçka për të, nuk do të ishte e mjaftueshme. Marrëdhëniet e fuqishme të biznesit formohen kur ka vlerë të shtuar së pari.

Ata ju thonë se dëshirojnë të ju punësojnë “pas disa muajsh”

Ky lloj i bashkëveprimit është i dizajnuar të ju bëjë të mendoni se personi do të jetë një konsumator i ardhshëm. Ata udhëheqin me një deklaratë duke thënë se dëshirojnë të ju punësojnë muaj nga tani por kanë nevojë për informacione ose këshilla së pari.

Ky lloj i ndërmarrësit me siguri ka bërë të njëjtën gjë me shumë tjerë para jush. Nëse ata nuk kanë financat për të ju punësuar tani, thoni se ju mund të keni një bisedë dhe t’iu përgjigjeni disa pyetjeve kur të jenë të gatshëm për të blerë. Mos u mashtroni në një situatë kur koha juaj e vlefshme shpenzohet nga dikush i cili premton biznes në të ardhmen.

Ata provojnë të shesin, të shkëmbejnë ose të kërkojnë për bashkëpunim para se të njihni njëri-tjetrin

Kjo shkon së bashku me shenjën e parë paralajmëruese. Një i panjohur ose dikush të cilin nuk e njihni ju afrohet që të marrë kohën dhe njohuritë tuaja pa para. Ata ofrojnë të shkëmbejnë, të shesin ose të bashkëpunojnë para se t’i njihni, t’i pëlqeni ose t’iu besoni atyre. Ajo që ata ofrojnë mund të mos jetë e vlefshme për ju. Në çdo lloj situate të tillë, ju duhet të përdorni gjykimin tuaj më të mirë. Këto oferta nuk kanë kuptim pasi të arrini një nivel të caktuar në rrugëtimin tuaj të ndërmarrësisë.

Ata provojnë të marrin këshilla për të cilat klientët tuaj paguajnë

Kjo është shumë e zakonshme sot. Ju pranoni mesazhe në media sociale, emaile, madje edhe thirrje nga njerëzit të cilët dëshirojnë këshilla për të cilat klientët tuaj paguajnë. Ata mund të ju kërkojnë me mirësi, por ata dëshirojnë qasje në gjërat e mira vetëm sepse jeni të lidhur.

Këto lloj kërkesash rrallë dërgojnë në biznese të reja ose biznese të duhura. Klientët tuaj ju paguajnë për një arsye. Mos lejoni që të tjerët të humbasin kohën tuaj. Lidhja nuk do të thotë qasje e pakufizuar tek ju. Askush nuk duhet të ketë këtë qasje përveç njerëzve në jetë të cilët i doni.

Të gjithë ne kemi vetëm një jetë për t’a jetuar. Çdo ndërmarrës ka 24 orë në ditë dhe shtatë ditë në javë. Si kaloni ju atë kohë ndikon në çdo zonë të jetës tuaj. Është e lehtë të humbisni kohë kur mendoni se diçka mund të dërgojë në biznes të ardhshëm. Nëse dikush është i gatshëm të blejë nga ju, ata nuk do të humbasin kohën tuaj. Ata tashmë do të kenë një vendim të bazuar në faktorë tjerë. Trajtoni kohën tuaj me vlerë dhe rëndësi të cilat i meriton.

Video

Teksa Orikumi është përfshirë nga flakët, në Pyllin e Sodës janë rrëzuar pishat, duke bllokuar përkohësisht qarkullimin drejt fshatit të Zvërnecit.

Një vatër zjarri ka shpërthyer në orët e mbrëmjes në Orikum. Në vendngjarje janë angazhuar forcat zjarrfikëse të Vlorës, ndërsa për ndihmë kanë shkuar edhe mjete dhe efektivë nga Himara. Era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve, duke vështirësuar ndërhyrjen për shuarjen e zjarrit.

Shtetet e Bashkuara po përjetojnë stuhinë më të fuqishme të dëborës në dhjetë vitet e fundit, e cila ka shkaktuar ndërprerje të mëdha në furnizimin me energji elektrike dhe në transportin ajror, si dhe ka detyruar autoritetet të shpallin gjendje emergjence në një numër të madh shtetesh. Sipas të dhënave zyrtare, rreth 130 mijë banesa kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa mbi 12 mijë fluturime janë anuluar për shkak të kushteve të rënda atmosferike. Gjendja e emergjencës është shpallur në 21 shtete, ku autoritetet lokale u kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme.

Alpinisti amerikan Alex Honnold ka realizuar një ngjitje historike të dielën, duke u bërë personi i parë që ka shkallëzuar ndërtesën më të lartë të Tajvanit, Taipei 101, pa përdorur litar, parzmore apo rrjet sigurie. Ngjitja u zhvillua në kushte të kontrolluara dhe ka tërhequr vëmendje të gjerë ndërkombëtare, për shkak të nivelit ekstrem të rrezikut dhe vështirësisë që paraqet një strukturë prej 508 metrash lartësi. Taipei 101 konsiderohet një nga ndërtesat më ikonike në botë dhe një sfidë e jashtëzakonshme për çdo alpinist. Alex Honnold është i njohur globalisht për ngjitjet e tij pa mjete sigurie (free solo), duke shtyrë kufijtë e alpinizmit modern. Autoritetet lokale nuk kanë raportuar incidente gjatë ngjarjes, ndërsa ngjitja është cilësuar si një arritje e rrallë sportive dhe teknike.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme