Lifestyle 17 October 2024, 16:32 Nga VNA

Klea Prenga reagon pas vetëdorëzimit të motrave Berisha: Kërkoj drejtësi të plotë dhe dënimin e merituar

Ndaje në Whatsapp
Klea Prenga reagon pas vetëdorëzimit të motrave Berisha:

Modelja Klea Prega, që u godit me shishe qelqi në fytyrë nga motrat Antonela dhe Mariela Berisha, ka reaguar pasi këto dy të fundit u vetëdorëzuan në polici rreth dy muaj pas ngjarjes.

Përmes një statusi në rrjete sociale, Prenga ka kërkuar dënim të merituar ndaj motrave, për “pasojat e rënda fizike dhe psikologjike që më kanë shkaktuar”, ndërsa spekulimet për një mundësi pajtimi i ka përjashtuar.

“Nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë asnjë pajtim”, ka theksuar ajo.

“Përshëndetje, Pas dy muajsh nga sulmi brutal që më është bërë, personat përgjegjës janë vetëdorëzuar. Disa media kanë spekuluar për një mundësi pajtimi mes nesh, por dua të jem shumë e qartë: nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë asnjë pajtim. Unë kërkoj drejtësi të plotë dhe dënimin e merituar për pasojat e rënda fizike dhe psikologjike që më kanë shkaktuar. Nuk mund të ketë falje për një akt të tillë dhune. Shpresoj që procesi gjyqësor të jetë i drejtë dhe transparent, dhe që drejtësia të vihet në vend, duke më dhënë mua dhe familjes sime qetësinë që meriton çdo qytetar”, thuhet në reagim.

 

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme