Sociale 10 December 2024, 15:18 Nga VNA

Spitalet psikiatrike në Shqipëri, mungesë stafi të specializuar dhe mbikapacitet

Ndaje në Whatsapp
Spitalet psikiatrike në Shqipëri, mungesë stafi të

Spitalet psikiatrike në Vlorë, Shkodër, Elbasan, Tiranë, si dhe në institucionet e veçanta për të burgosurit në Lezhë dhe Tiranë janë të tejmbushur me pacientë, ndërkohë që vuajnë mungesën e specialistëve të kualifikuar. Raporti Në raportin e fundit të inspektimeve në spitalet psikiatrike të Shqipërisë, publikuar nga Avokati i Popullit, janë evidentuar një sërë problematikash të rëndësishme që prekin cilësinë e trajtimit dhe kushtet e personave me probleme të shëndetit mendor. Nga infrastruktura e papërshtatshme, te mbikapaciteti dhe stafi i papërgatitur, problematikat nënvizojnë nevojën për një buxhet më të madh drejt këtyre institucioneve. Sipas të dhënave të marra, përgjatë vitit 2023, në 4 spitalet psikiatrike në vend ka pasur 3161 pacientë. Mungesat Raporti thekson se shumë nga rekomandimet janë të përsëritura ndër vite dhe shpesh nuk kërkojnë buxhet të madh për zbatimin e tyre, por mbeten të pazgjidhura. Avokati i Popullit ka kërkuar që këto masa të merren parasysh sa më shpejt për të siguruar një trajtim më cilësor, human dhe të denjë për personat me probleme të shëndetit mendor në Shqipëri. Inspektimet janë kryer në disa institucione, përfshirë spitalet psikiatrike në Vlorë, Shkodër, Elbasan, Tiranë, si dhe në institucionet e veçanta për të burgosurit në Lezhë dhe Tiranë. Problematikat kryesore: • Kushte të papërshtatshme infrastrukturore: Spitalet psikiatrike në Vlorë, Elbasan, Shkodër dhe Tiranë vazhdojnë të përballen me mungesa të theksuara në kushtet strukturore për trajtimin dhe rikuperimin e pacientëve. • Mungesa e aktiviteteve rikuperuese: Në disa institucione, si spitali “Xhavit Gjata” në Tiranë dhe “Sadik Dinçi” në Elbasan, mungojnë ambientet për zhvillimin e aftësive okupacionale dhe aktivitetet e rikuperimit. • Kapacitetet e pamjaftueshme: Institucionet shëndetësore psikiatrike vuajnë nga mungesa e hapësirave për akomodimin e pacientëve në faza rikuperimi, si në sistemin e shtëpizave në Shën Koll. • Mungesa e investimeve: Rikonstruksioni i pavijoneve, veçanërisht në spitalet e Elbasanit dhe QSUT, mbetet një nevojë imediate për të përmbushur standardet e kërkuara nga institucionet ndërkombëtare. . Stafi i pamjaftueshëm dhe i papërgatitur: Ka nevojë urgjente për shtim të mjekëve psikiatër, infermierëve dhe stafit ndihmës, si dhe për trajnime të posaçme për menaxhimin e pacientëve me çrregullime të rënda mendore. • Mungesa e pavijoneve të posaçme: Pacientët abuzues me substanca narkotike nuk kanë hapësira të dedikuara për trajtim specifik.Avokati i Popullit ka propozuar një sërë masash për përmirësimin e situatës, duke përfshirë:• Rikonstruksionin e plotë të ndërtesave spitalore dhe përmirësimin e kushteve infrastrukturore (ngrohje, dushe, tualete).• Pajisjen e spitaleve me mjete kufizimi mekanik dhe riorganizimin e pavijoneve për pacientët akutë. • Vendosjen e sistemeve të monitorimit me kamera në ambientet e përbashkëta për rritjen e sigurisë.• Krijimin e pavijoneve të posaçme për personat me çrregullime të lidhura me abuzimin me substanca narkotike.• Shtimin e kuotave për specializantë në psikiatri dhe rritjen e stafit klinik dhe ndihmës./Monitor/

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme