Sociale 10 December 2024, 11:50 Nga VNA

32 gra të vrara gjatë tre viteve të fundit, 90% nga partnerë ose familjarë

Ndaje në Whatsapp
32 gra të vrara gjatë tre viteve të fundit, 90% nga partnerë

Sipas raportit të parë mbi vrasjet e grave dhe femicidin në Shqipëri, për periudhën 2021-2023, janë regjistruar 32 viktima. Raporti, i publikuar nga Observatori Shqiptar i Femicidit në bashkëpunim me Avokatin e Popullit dhe UN Women, zbulon se 90% e këtyre vrasjeve janë kryer nga partnerë intimë ose anëtarë të familjes.

Nga këto, 24 raste janë klasifikuar si femicide, të cilat përkufizohen si vrasje të grave për shkak të gjinisë së tyre. Mbi 60% e femicideve kanë ndodhur në banesat e viktimave. Ky raport synon të rrisë ndërgjegjësimin për këtë fenomen dhe të nxisë ndërhyrje më efektive për parandalimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Video

Shoqërohen 6 protestues pranë gjimnazit “Qemal Stafa” Sipas protestuesve, policia ka shoqëruar 6 persona, të cilët ishin mbledhur pranë gjimnazit “Qemal Stafa” dhe u bënin thirrje nxënësve të braktisnin mësimin dhe t’i bashkoheshin protestës. Sipas të njëjtit informacion, personat janë shoqëruar në Komisariatin nr. 3.

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme