Kronika 4 Mars 2025, 10:56 Nga VNA

SPAK përgjoi gjyqtarin kushtetues Ibrahimi, dyshime se do favorizonte Pëllumb Gjokën për Sky ECC. Juristët ndahen për rastin

Ndaje në Whatsapp
SPAK përgjoi gjyqtarin kushtetues Ibrahimi, dyshime se do favorizonte

SPAK ka nisur një hetim penal ndaj anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, pasi ka dyshime se janë përfshirë në veprën penale të korrupsionit, që lidhet me arsyetimin e vendimit për vlefshmërinë e përgjimeve të aplikacionit Sky ECC që prokurorisë shqiptare iu vunë në dispozicion nga autoritetet franceze.

Prokurori i Posacëm Klodian Braho ka urdhëruar përgjimin 15 ditor për anëtarin  e gjykatës Kushtetuese Gent Ibrahimi.

Përgjimi për Ibrahimin ka nisur me datë 10 shkurt dhe ka përfunduar me datë 25 shkurt, pra 15 ditë me radhë. Rezultatet e përgjimit nuk dihen, pasi hetimi edhe tentuar të mbahet top sekret, por rrjedhja në media e vendimit për përgjimin është pasuar me diskutime të forta mes juristëve; një pjesë e konsiderojnë skandal, të tjerë e konsiderojnë të ligjshëm.

Gjykata Kushtetuese e rrëzoi kërkesën e Pëllumb Gjokës dhe la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për të, ndërsa lidhur me vlefshmërinë e komunikimeve në Sky ECC ia la detyrë gjykatës së Posacme që shqyrton cështjen në theme të vendosë.

“Shtetasi Pëllumb Gjoka nëpërmjet mbrojtësve ë tij dhe personat e tjerë që janë akuzuar në të njëjtën cështje penale apo edhe në cështjet e tjera kanë ngritur pretendime për vlefshmërinë dhe përdorshmërinë e përmbajtjes së komunikimeve të kryera nëpërmjet aplikacionit Sky ECC. Kërkesa e paraqitur nga shtetasi Pëllumb Gjoka dhe qëndrimi I gjykatës Kushtetuese nuk krijon efekte juridike vetëm për rastin individual, por krijon efekte juridike edhe për cështjet gjyqësore të ngjashme, duke shërbyer si praktikë gjyqësore për vlefshmërinë dhe përdorshmërin e këtyre provave edhe në cështje të tjera penale”, thuhet në vendimin e përgjimit.

Më tej në vendimin e Brahos arsyetohet se përse është urdhëruar përgjimi ndaj anëtarit të Gjykatës Kushtetuese: “Gjykata Kushtetuese ka njoftuan në faqen zyrtae elektronike se në datën 30:12:2024 ka marrë në shqyrtim cështjen gjyqësore dhe ka vendosur njëzëri rrëzimin e kërkesës. Njoftimi i mësipërm nuk përmban vendimin në formën e arsyetuar, por është njoftuar se vendimi i arsyetuar do të shpallet brenda afateve ligjore. Ligji parashikon se vendimi arsyetohet brenda 30 ditëve nga përfundimi i seancës”.

“Edhe pse kanë kaluar më tepër se 30 ditë nga shqyrtimi i kërkesës dhe njoftimi i vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese, ende nuk është njoftuar apo botuar në fletoren zyrtare. Gjatë kësaj periudhe, në pritje të shpalljes së vendimit të arsyetuar të Gjykatës Kushtetuese, ka informacione dhe ekzistojnë të dhëna se nga persona të interesuar për të favorizuar shtetasi Pëllumb Gjoka, por edhe persona të tjerë që kanë interesa të ngjashme po kryejnë veprime për të ndikuar te anëtare të Gjykatës Kushtetuese, për ti favorizuar në mënyrën e arsyetimit të vendimit gjyqësor të mësipërm. Sipas informacioneve edhe pse Gjykata Kushtetuese ka vendosur rrëzimin e kërkesës palët e interesuara po kërkojnë që të ndikojnë te gjyqtarë të caktuar për të bërë të mundur arsyetimin e vendimit në formën më të favorshme për kërkuesin Pëllumb Gjoka me qëllimin për të kushtëzuar apo relativizuar përdorimin e provave nga aplikacioni Sky ECC në procesin gjyqësor”, theksohet në vendim.

Sipas SPAK “ekzistojnë të dhëna se personat e interesuar mundet të kenë ushtruar ndikim te gjyqtari Gent Ibrahimi me qëllim për të realizuar qëllimin e tyre në mënyrën e formulimit yë vendimit gjyqësor të arsyetuar, kundrejt ofrimit apo premtimit të përfitimeve të parregullta”, thekson prokuroria.

Aktualisht Pëllumb Gjoka dhe anëtarët e tjerë të grupit kriminal po gjykohen në Gjykatën e Posacme për vepra të rënda penale si vrasje e grup kriminal.  Gjoka ka statusin e investitorit strategjik.

Video

Teksa Orikumi është përfshirë nga flakët, në Pyllin e Sodës janë rrëzuar pishat, duke bllokuar përkohësisht qarkullimin drejt fshatit të Zvërnecit.

Një vatër zjarri ka shpërthyer në orët e mbrëmjes në Orikum. Në vendngjarje janë angazhuar forcat zjarrfikëse të Vlorës, ndërsa për ndihmë kanë shkuar edhe mjete dhe efektivë nga Himara. Era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve, duke vështirësuar ndërhyrjen për shuarjen e zjarrit.

Shtetet e Bashkuara po përjetojnë stuhinë më të fuqishme të dëborës në dhjetë vitet e fundit, e cila ka shkaktuar ndërprerje të mëdha në furnizimin me energji elektrike dhe në transportin ajror, si dhe ka detyruar autoritetet të shpallin gjendje emergjence në një numër të madh shtetesh. Sipas të dhënave zyrtare, rreth 130 mijë banesa kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa mbi 12 mijë fluturime janë anuluar për shkak të kushteve të rënda atmosferike. Gjendja e emergjencës është shpallur në 21 shtete, ku autoritetet lokale u kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme.

Alpinisti amerikan Alex Honnold ka realizuar një ngjitje historike të dielën, duke u bërë personi i parë që ka shkallëzuar ndërtesën më të lartë të Tajvanit, Taipei 101, pa përdorur litar, parzmore apo rrjet sigurie. Ngjitja u zhvillua në kushte të kontrolluara dhe ka tërhequr vëmendje të gjerë ndërkombëtare, për shkak të nivelit ekstrem të rrezikut dhe vështirësisë që paraqet një strukturë prej 508 metrash lartësi. Taipei 101 konsiderohet një nga ndërtesat më ikonike në botë dhe një sfidë e jashtëzakonshme për çdo alpinist. Alex Honnold është i njohur globalisht për ngjitjet e tij pa mjete sigurie (free solo), duke shtyrë kufijtë e alpinizmit modern. Autoritetet lokale nuk kanë raportuar incidente gjatë ngjarjes, ndërsa ngjitja është cilësuar si një arritje e rrallë sportive dhe teknike.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme