Kronika 3 March 2025, 23:07 Nga VNA

Denoncimi i gazetarit: SPAK ka përgjuar gjyqtarin e kushtetueses Gent Ibrahimi

Ndaje në Whatsapp

SPAK ka urdhëruar përgjimin e gjyqtarit kushtetues Gent Ibrahimi pasi ka patur dyshime se persona te lidhur me Pëllumb Gjoka i arrestuar në kuadër Operacionit Metamorfoza, për vrasje e grup kriminal mund të ndikonin tek gjyqtari që gjykata Kushtetuese të arsyetonte në favor të tij vendimin që lidhej me komunikimet në Sky ECC. Sipas vendimit që mban firmën e prokurorit të Posacëm Klodian Braho, të publikuar nga gazetari Flamur Vezaj, gjyqtari është përgjuar e vëzhguar nga forca e Posacme Operacionale.

Më herët këtë shqetesim e ngriti dhe kryetarja e gjykatës Kushtetuese Olta Zacaj. Kushtetuesja e rrëzoi kërkesën e Gjokës, ndërsa sa i përket vlefshërisë së përgjimeve të Sky Eç ja kaloi topin gjykatës së Posacme.

Më poshtë statusi i plotë i gazetarit Vezaj bashkë me vendimin e prokurorit Braho:

SKANDALI I SPAK: PËRGJIME TË PALIGJSHME NDAJ GJYQTARËVE TË GJK?

##

Një skandal i rëndë po kalon pa vëmendjen e duhur: SPAK ka përgjuar, vëzhguar, fotografuar dhe filmuar anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, duke e bërë këtë për 15 ditë, bazuar vetëm në thashetheme të disave në media, pa përmendur asnjë burim konkret, thjesht në bazuar në sloganin “në emër të dyshimit të arsyeshëm”!

Vetë kreu i SPAK, Altin Dumani, ka gënjyer Gjykatën, duke deklaruar se nuk ka asnjë kallëzim apo hetim ndaj gjyqtarëve, ndërkohë që ka autorizuar përgjimin për 15 ditë. Dokumentet e zbuluara tregojnë se prokurori Klodian Braho, me miratimin e Dumanit, ka urdhëruar përgjimin e gjyqtarit Gent Ibrahimi (e jo vetëm) dhe vëzhgimin e tij për takime të mundshme me subjektet e interesuar!

Kjo praktikë tregon qartë sesi SPAK, duke u mbështetur në dyshime të paargumentuara, ndërhyn në mënyrë flagrante ndaj anëtarëve të një institucioni të pavarur si Gjykata Kushtetuese.

Sipas shkresës së Prokurorisë, të firmosur nga Braho, “më 30 dhjetor 2024, Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin për rrëzimin e kërkesës së Pëllumb Gjokës dhe avokatëve të tij”. Por Prokuroria dyshon se, meqenëse vendimi nuk është botuar ende në Fletoren Zyrtare, mund të ndodhin ndryshime apo favorizime nga ana e gjyqtarëve. Pikërisht mbi këtë supozim, është urdhëruar përgjimi i Gent Ibrahimit dhe personave të tjerë të përfshirë në çështje, përfshirë gjyqtarë të tjerë, avokatë dhe familjarë.

Përgjimi është zhvilluar nga 10 deri më 25 shkurt 2025, pa miratim nga gjykata, thjesht me një autorizim, çka përbën një shkelje të rëndë të ligjit dhe cënon drejtpërdrejt parimet e drejtësisë dhe të ndarjes së pushteteve.

Ky skandal ngre pikëpyetje serioze për mënyrën sesi funksionon SPAK dhe për rrezikun që paraqet një institucion i tillë kur vepron pa kufij ligjorë. A do të ketë reagime institucionale për këtë çështje?

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme