Kronika 3 March 2025, 14:46 Nga VNA

Pjesë e grupit të Kristo Qiricit, GJKKO lë në burg oficerët e policisë

Ndaje në Whatsapp
Pjesë e grupit të Kristo Qiricit, GJKKO lë në burg

Gjykata e Posaçme u komunikoi masën e sigurisë “arrest me burg” shefit të Krimeve në Komisariatin e Himarës, Shkëlzen Ruska, si dhe shefit të Krimeve në Komisariatin e Lushnjës, Ervis Alisinanaj, të cilët dyshohen për lidhje me grupin kriminal të drejtuar nga Kristo Qirici, vëllai i biznesmenit Edmond Papa, i ekzekutuar në Tiranë në vitin 2022.

Në burg u la edhe ish-efektivi i Forcave Operacionale, Erdit Hazizaj, kandidat për kryetar bashkie i koalicionit "Bashkë Fitojmë" për Bashkinë e Roskovecit, i dyshuar gjithashtu si pjesë e këtij grupi kriminal. Një oficer i katërt është shpallur në kërkim.

SPAK deklaron se zyrtarët e policisë favorizonin grupin e Kristo Qiricit dhe Eldjan Allushit në trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Greqisë.

Grupi u zbulua nga komunikimet në aplikacionin Sky ECC. Sipas hetimeve, droga kultivohej kryesisht në ambiente të mbyllura dhe trafikohej drejt Greqisë me ndihmën e policisë.

Grupi i Edmond Papës ishte në konflikt të fortë me grupin e Aleksandër Sadikajt (Sanco), i ekzekutuar pak muaj para Papës. Nga saga e hakmarrjes mes grupit Papa dhe grupit Sadikaj-Kalemi, janë vrarë edhe persona të pafajshëm.

NJOFTIM PËR MEDIAT

1. Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 02.03.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj personave nën hetim Erdit Hazizaj, Shkëlzen Ruska dhe Ervis Alisinanaj”. 2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Etleva Deda, bazuar në nenet 228, 229, 230, 232, 238, 244, 246 e 248 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 28, datë 03.03.2025 vendosi: 1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. 2. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar me Vendimin nr. 17, datë 28.02.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Erdit Hazizaj, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a paragrafi i parë dhe 28/4 të Kodit Penal; “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 284 paragrafi i parë dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. 3. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues  “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar me Vendimin nr. 17, datë 28.02.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Shkëlzen Ruska, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 284 paragrafi i parë dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. 4. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar me Vendimin nr. 17, datë 28.02.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Ervis Alisinanaj, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 284 paragrafi i parë dhe 28/4 të Kodit Penal, “Grupi i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334 pika 1 i  Kodit Penal; “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i tretë i Kodit Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. 5. Urdhërohet Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ekzekutimin e këtij vendimi. 6. Ndalohet publikimi i këtij Vendimi, në referim të nenit 103 të Kodit të Procedurës Penale. 7. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, brënda afatit ligjor.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme