Kronika 1 March 2025, 22:32 Nga VNA

SPAK godet grupin kriminal të trafikut të drogës, të implikuar 4 zyrtarë policie. Në pranga edhe ish-kandidati i PD-së për kryetar Bashkie në Roskovec

Ndaje në Whatsapp
SPAK godet grupin kriminal të trafikut të drogës, të

SPAK organizoi mbrëmjen e djeshme një operacion të madh teksa lëshoi 10 urdhër arreste dhe janë vënë në pranga 3 efektivë policie, ndërsa 1 është në kërkim. Operacioni është shtrirë në disa qytete të vendit, si Tiranë, Kukës, Fier, Vlorë, Gjirokastër dhe Sarandë.

Në pranga janë shefat e krimeve të Himarës, Shkëlzen Ruska, me detyrë shef krimesh në Himarë, i cili qkuzohet për kultivim kanabisi, grup i strukturuar kriminal, shpërdorim detyre. Një tjetër i arrestuar është shefi i Krimeve në Komisariatin e Lushnjes, Ervis Alisinanaj.

Në pranga ka rënë edhe Erdit Hazizaj ish oficer policie. Hazizaj u largua nga policia në vitin 2022 dhe kandidoi për kryetar bashkie në Roskovec nën siglën e PD-së.

Në kërkim është shpallur edhe Elvis Dervishi, shefi i Komisariatit i Policisë Kufitare në Sarandë, i akuzuar për “trafikimi i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal” e  “Shpërdorim detyre”.

Katër oficerët kanë qenë në detyrë në Sarandë dhe kanë dalë në bisedat e Sky ECC për trafik droge.

Të arrestuar janë edhe pesë persona nga Saranda.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme