Kronika 1 March 2025, 16:57 Nga VNA

Kthesë e papritur në hetimin për vrasjen e palestinezes në Tiranë, autor dyshohet babai i viktimës

Ndaje në Whatsapp
Kthesë e papritur në hetimin për vrasjen e palestinezes në

Hetimet për vrasjen e 24-vjeçares palestineze Rayyan Alwan në Tiranë marrin një kthesë të papritur. Kur policia shqiptare kërkoi nga autoritetet gjermane të njoftonin prindërit e viktimës, me qëllim që ata të tërhiqnin trupin e pajetë të saj, mori një informacion befasues. Autoritetet e huaja ngritën dyshime ndaj grupit hetimor se Fadi Alwan, i shpallur në kërkim për vrasjen e 24-vjeçares, mund të jetë babai i saj dhe jo bashkëshorti.

Fillimisht, policia deklaroi se Rayyan Alwan dhe Fadi Alwan ishin bashkëshortë, pasi si të tillë ishin prezantuar kur kishin marrë me qira një dhomë çifti në rrugën "Gjon Muzaka", ku më vonë u gjet e pajetë 24-vjeçarja.

Por dyshimet se Rayyan dhe 49-vjeçari mund të jenë baba e bijë ndryshojnë tërësisht rrjedhën e hetimeve dhe motivin e krimit.

Rayyan dhe Fadi Alwan mbërritën në Shqipëri më 19 shkurt përmes aeroportit të Rinasit. Ata u vendosën në një dhomë me qira në rrugën "Gjon Muzaka" në kryeqytet. Më 22 shkurt, Fadi Alwan u largua nga Shqipëria drejt Greqisë dhe më pas udhëtoi për në Holandë.

Vrasja e vajzës u zbulua më 27 shkurt, pesë ditë pas largimit të autorit të dyshuar. Ai kishte pastruar çdo gjurmë dhe kishte marrë dokumentet, duke e bërë të vështirë identifikimin e viktimës dhe autorit të mundshëm.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme