Kronika 28 February 2025, 17:10 Nga VNA

Arrestohet 28 vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Ndaje në Whatsapp

Eshtë finalizuar me sukses operacioni policor i koduar “Ghots”, për kapjen e një shtetasi shqiptar në kërkim ndërkombëtar.

Ai u arrestua me qëllim ekstradim drejt Spanjës pasi akuzohet nga autoritetet spanjolle, si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike.

Njoftimi

Si rezultat i kontrolleve të kryera bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar, Shërbimet Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ghost”.

Gjatë këtij operacioni, u kap në Durrës dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasi Ilirjan Mici, 28 vjeç, banues në fshatin Likmetaj, Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Madritit, Spanjë, me vendimin e datës 28.12.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, sipas Kodit Penal të Spanjës. Për këto vepra, dënimi maksimal që parashikohet është 26 vjet burgim.

Interpol Tirana dhe Interpol Madridi do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Spanjë.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme