Kronika 3 March 2025, 18:09 Nga VNA

GJKKO lë në burg shefat e policisë që trafikonin drogë drejt Greqisë

Ndaje në Whatsapp
GJKKO lë në burg shefat e policisë që trafikonin drogë

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg tre shefat e policisë që sipas SPAK ishin pjesë e një grupi kriminal dhe bashkëpunonin për trafikimin e sasive të mëdha të kanabisit.

Të arrestuarit me urdhër të SPAK:

-Shkëlzen Ruska, me detyrë Shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë.

-Ervis Alisinanaj, me detyrë Shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë.

-Erdit Hazizaj, ish-punonjës policie i shkarkuar në vitin 2022.

-Elvis Dervishi., me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, i shpallur në kërkim.

Grupi kriminal është përgjegjës për kultivimin dhe trafikimin e rreth 3 tonëve kanabis nga Shqipëria në drejtim të Greqisë.

Prokuroria e posaçme deri më tani ka lëshuar 10 urdhër arreste, ku në pranga janë vënë 3 punonjës policie, një tjetër është në kërkim bashkë me 6 persona mes të cilëve Kristo Qirici dhe Eldian Allushi që drejtonin 2 grupe kriminale që operonin në Sarandë dhe Gjirokastrës.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme