Kronika 12 June 2025, 12:29 Nga VNA

SPAK: Festim Bexhdili doli nga "Golden Resort" me makinën që transportoi trupin e pajetë të Jan Prengës. Avokati: Gabim. Apeli i Posaçëm urdhëron shoqërim të detyrueshëm për Dritan Rexhepin

Ndaje në Whatsapp
SPAK: Festim Bexhdili doli nga "Golden Resort" me makinën që

Debate të forta u zhvilluan në Gjykatën e Apelit të Posaçëm gjatë procesit të rigjykimit për Festim Bexhdilin, kopshtarin e "Golden Resort", i akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës. Bexhdili ishte dënuar me burgim të përjetshëm, por çështja është kthyer për rigjykim nga Gjykata e Lartë.

Në një seancë të mëparshme, avokati i Bexhdilit kërkoi që t’i viheshin në dispozicion pamjet filmike, me pretendimin se SPAK i kishte keqinterpretuar ato. Bëhet fjalë për pamjet nga kamerat e sigurisë së "Golden Resort", ku dyshohet se është mbajtur trupi i pajetë i Jan Prengës dhe më pas është nxjerrë për t’u varrosur në një vend që ende nuk është identifikuar nga policia.

Në seancën e së enjtes, avokati Ilir Murati deklaroi se “Prokuroria e Posaçme ka gabuar në interpretimin e pamjeve filmike”. Sipas tij, Festim Bexhdili nuk është ngjitur në makinën që transportoi pengun. “Në orën 18:30, makina që do të transportonte pengun ndizet dhe bëhet gati të largohet, por Bexhdili nuk ka hipur në atë makinë”, tha Murati. Ai shtoi se klienti i tij e pranon që ka ndihmuar për të futur Jan Prengën nga “Range Rover”-i me të cilin ishte rrëmbyer në Kamëz, në një tjetër makinë, por nuk ka kryer veprime të mëtejshme. “Kërkojmë që në kuadër të këtij procesi të shqyrtohen pamjet filmike të ngjarjes”, theksoi avokati.

Por, sipas SPAK, Festim Bexhdili ka nxjerrë trupin nga makina dhe e ka mbështjellë me çanta të zeza. “Na rezulton se i pandehuri ka dalë nga kompleksi dhe është rikthyer sërish, duke vijuar më pas me veprime të tjera, si pastrimi i vendit të ngjarjes”, u shpreh prokuroria.

Në vijim të seancës u paraqit edhe Aldo Majnishta, një prej të akuzuarve për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, i cili shfaqet në pamjet filmike të "Golden Resort". Ai u shoqërua në proces me urdhër të gjykatës, por refuzoi të jepte shpjegime, duke përfituar nga e drejta për të mos dëshmuar.

Ndërkohë, Dritan Rexhepi nuk u paraqit në seancë, duke kërkuar që të jetë i pranishëm bashkë me avokatët. Gjykata vendosi që ai të shoqërohet me forcë në seancën e radhës, e cila do të mbahet nesër në orën 09:00.

Dritan Rexhepi dhe Gentian Doci Funiqi akuzohen nga SPAK se kanë urdhëruar rrëmbimin e Jan Prengës, pasi vëllai i tij kishte vjedhur një sasi prej 260 kg drogë që i përkiste atyre. Të dy, së bashku me të pandehurit Aldo Majnishta, Martin Bleta, Korado Gënjeshta dhe Artan Docaj, po gjykohen në një proces të ndarë. Po ashtu, veçmas po gjykohet edhe pronari i "Golden Resort", i shumëkërkuari Altin Hajri.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme