Kronika 11 June 2025, 12:00 Nga VNA

Artan Tafani rrëfen ekzekutimin e Albi Bashaliut dhe ndarjen e parave

Ndaje në Whatsapp
Artan Tafani rrëfen ekzekutimin e Albi Bashaliut dhe ndarjen e parave

Bashkëpunëtori i drejtësisë Artan Tafani është paraqitur për herë të dytë përpara togave të zeza të Gjykatës së Posaçme, duke dhënë detaje tronditëse mbi vrasjen e Albi Bashaliut. Në vijim të dëshmisë së dhënë një javë më parë, Tafani ka zbardhur mekanizmin e ngjarjes dhe ndarjen e parave të krimit.

Sipas rrëfimit të tij, pasi krimi ishte kryer, autorët hasën vështirësi gjatë largimit. “Pasi mbaruam punë, nuk na ndizej makina. E dogjëm makinën. Te vendi ku kishim lënë makinën tjetër për t’u larguar, fshiva timonin që e kisha prekur. U nisa me vrap drejt rrugës kryesore”, tha Tafani.

Ai tregoi më tej se pas vrasjes, ata udhëtuan drejt Tiranës, ku lanë makinën tjetër në zonën e Astirit për të shmangur kontrollet. “Donim të shmangeshim nëpër lagje, ecëm në këmbë. Makinën e lamë te rrethrrotullimi i Astirit”, u shpreh Tafani.

Pjesa më e rëndë e dëshmisë lidhet me shpërblimin për krimin. Tafani deklaroi se për vrasjen e Bashaliut u paguan 60 mijë euro. “Fillimisht morëm 30 mijë euro. Mos gaboj, lekët m’i dha babai i Laertit, Qamili. Unë mora 20 mijë euro, 20 mijë i mori Lulzimi, ndërsa 10 mijë Laerti. Morëm dy herë nga 10 mijë euro”, sqaroi ai.

Artan Tafani – Dëshmia para SPAK:

SPAK: Si ta ka prezantuar viktimën Laerti?

Tafani: Më tha që këtë punë duhet ta bënim për Lorenc Lalën. Viktima, Albi Bashaliu, ishte mik i Laertit. Babai i Albit kishte vrarë babain e Lorencit në burg. Pas një komunikimi që bëri Laerti me ta, Enriko na dërgoi një video të një Volkswageni që përdorte viktima. Albi shiste pula. Enriko kishte një Mini Cooper. Laerti na tregoi se çfarë kishte veshur viktima kur ndodhej në Rrogozhinë, por më pas na udhëzoi të shkonim në fshatin Gjonçaj, ku jetonte viktima, sepse atje do të kryhej vrasja.

SPAK: A e njihje emrin Lorenc Lala?

Tafani: Po, ishte emër i njohur. Lili është krahu i djathtë i Saimir Taullaut. Vëllai i tij ishte vrarë nga banda e Aldo Bares. Lili qëndronte gjithmonë pranë Saimirit dhe mbante paratë për të, për Laertin dhe për Saimirin.

Makina që përdorëm për vrasjen ishte një Audi e bardhë, e drejtonte Lulzimi. Unë kisha një Benz, por më vonë mora Audin, ndërsa Benzin gri e lamë më larg, afër një dyqani lulesh që ta kishim në dispozicion. Ishte ora 4 e mëngjesit. I thashë rojes që do e lija aty deri në orën 8 sepse kisha punë. Ai më tha: “Po, s’ka problem.”

Pastaj u nisëm për në Gjonçaj, vetëm 10 metra larg lokalit ku ndodhej viktima. Aty u krye vrasja. Audin e bardhë e kishte sjellë Ligor Romaçka dhe targat i kishte siguruar Lulzimi.

Tafani: Kishim armë me silenciator, të cilën ma dha Bledar Berberi. Kishim dy armë – një TT dhe një tjetër me fishekë shumë të vegjël. Por vetëm një funksionoi, tjetra jo. Njërën e kisha unë, tjetrën Lulzimi. Më kujtohet që unë kam qëlluar katër herë: dy herë në gjoks dhe dy herë në shpatull. Në total janë qëlluar 6 fishekë. Arma ishte personale e Bledar Berberit.

Prokurori: Po makina Benz nga ishte siguruar?

Tafani: Makina Benz ishte me targa greke. Përdorej në Shqipëri nga e dashura e Erisjanos. Më pas u mor nga Laerti dhe e mbajtëm ne. Më vonë, Laerti e dërgoi makinën në Greqi.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme