Kronika 11 June 2025, 11:28 Nga VNA

Ekstradohet nga Dubai vëllai i Nuredin Dumanit, Dashnor Dumani, dhe Armis Stafa – Të shumëkërkuarit bien në duart e drejtësisë shqiptare

Ndaje në Whatsapp
Ekstradohet nga Dubai vëllai i Nuredin Dumanit, Dashnor Dumani, dhe Armis

Dy shtetas të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, Dashnor Dumani dhe Armis Stafa, janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Shqipërisë. Arrestimi dhe ekstradimi i tyre u bë i mundur falë bashkëpunimit të ngushtë mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve të sigurisë në Dubai.

Dashnor Dumani, vëllai i Nuredin Dumanit, një prej figurave më të njohura të botës së krimit në Shqipëri, akuzohet nga Gjykata e Posaçme për një sërë veprash të rënda penale, përfshirë vrasje dhe vjedhje me armë. Ai ishte dënuar më parë edhe për armëmbajtje pa leje.

Ndërkohë, Armis Stafa dyshohet për përfshirje në skema të pastrimit të parave në shërbim të një grupi të strukturuar kriminal me bazë në Elbasan. Sipas burimeve zyrtare, veprimtaria e tij financiare është objekt hetimi në kuadër të operacioneve të thelluara të SPAK për çmontimin e rrjeteve kriminale.

Të dy personat pritet të dalin përpara drejtësisë shqiptare, ndërsa strukturat hetimore të SPAK janë duke vijuar punën për dokumentimin e plotë të aktivitetit të tyre kriminal dhe lidhjeve të mundshme me grupe të tjera brenda dhe jashtë vendit.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme