Kronika 10 Qershor 2025, 20:32 Nga VNA

“Në Shënjestër” zbardh dëshminë e gruas: Babai i Bujar Nasufit kishte konflikt me Petrit Xhanin

Ndaje në Whatsapp
“Në Shënjestër” zbardh dëshminë e gruas:

“Në Shënjestër”, emisioni investigativ i gazetares Klodiana Lala, tregoi këtë të martë se si nga dëshmia e bashkëshortes së biznesmenit të vrarë Bujar Nasufi, hetuesit kanë nisur hetimet për pistën kryesore të zbardhjes së ngjarjes, atë të konfliktit të vjetër familjar.

Gjatë hetimeve, bashkëshortja e viktimës tregoi për një konflikt të vjetër familjar që kishte nisur prej vitesh mes vjehrrit të saj dhe një personi të identifikuar si Petrit Xhani, mbi një pronë.

Edhe pse dukej i mbyllur, ky konflikt tani po konsiderohet si një nga pistat kryesore për zbardhjen e ngjarjes.

“Vjehrri im Jonuz Nasufi ka pasur një konflikt të vjetër me shtetasin Petrit Xhani. Përplasje që ka disa vite që ka ndodhur. Që lidhet me një shtëpi që vjehrri im i ka shitur vite më parë Petrit Xhanit. Shtëpi e cila është prishur nga shteti.

Por ndërsa vjehrri im i ka dhënë Petrit Xhanit lekët e kompensimit të shtëpisë, nuk i dha atij ato të kompensimit të tokës. Bëhet fjalë për 40 milionë lekë. Shtëpia ka qenë në Selitë dhe është shkatërruar për shkak të projektit të Unazës së Madhe”, thuhet në dosjen hetimore, referuar dëshmisë së gruas së biznesmenit Bujar Nasufi.

Sipas bashkëshortes së viktimës Bujar Nasufi, do të ishte pikërisht kjo mosmarrëveshje që do të çonte edhe në një përplasje fizike, midis familjes Nasufi dhe asaj Xhani me origjinë nga Përmeti.

Debat ku në mes do të futeshin edhe djemtë e familjeve respektive, por që sipas bashkëshortes, konflikti nuk ishte referuar në polici. Dhe kësisoj kishte mbetur midis tyre, pa e ditur se një ditë edhe mund të përshkallëzohej deri edhe në ngritjen e armëve kundër njëri-tjetrit.

“Në lidhje me konfliktin për banesën që u prish, debati u përshkallëzua deri në përfshirjen e bashkëshortit tim.

Ajo që dua të them është se në atë kohë Petrit Xhani dhe djali i tij Jugert Xhani patën konflikt dhe debat edhe me Bujar Nasufin. Por në atë kohën ne e pamë të arsyeshme që ngjarjen të mos e referonim në polici”, mësohet të ketë thënë Mirjeta në hetuesi.

Do të ishte pikërisht ky rrëfim që do të çonte grupin hetues edhe në një investigim lidhur mbi profilin e familjes Xhani. Nëse pikërisht pas kësaj vrasje fshihej një nga familjarët e Petrit Xhanit, që në këtë kohë del se kishte ndërruar jetë. Dhe llogaritë e tij po i mbanin të tjerë.

Në këtë rast djemtë, të cilët jetonin në një vilë luksoze në periferi të Tiranës, bashkë me nënën e tyre.

Pertrit Xhani që kishte lënë pas katër djem, njëri prej të cilëve, një personazh problematik, i njohur për lidhjet me krimin dhe ngjarje kriminale. Prokuroria ka identifikuar se Petrit Xhani ka 4 djem, Leonardin, Aleksandrin, Voltanin dhe Jugertin.

Në bazë të verifikimeve të kryera nga grupi hetues lidhur mbi personat e dyshuar të cilët mund të kenë interes lidhur mbi ekzekutimin e biznesmenit Bujar Nasufi, mbrëmjen e 12 Janarit 2025 në Tiranë, rezulton se shtetasi Petrit Xhani që ka ndërruar jetë, por që ka pasur një konflikt të hapur me babain e viktimës, ka katër djem, Leonardin, Aleksandrin, Voltanin dhe Jugertin.

Nga të cilët Voltani dhe Jugerti jetojnë në një vilë luksoze në zonën periferike të Mjull Bathore në kryeqytet.  Por që të dy kanë edhe rezidencë jashtë vendit.

Por edhe pse ishin të dyshuarit kryesorë për ekzekutimin e biznesmenit Bujar Nasufi, grupi hetues zgjodhi që të mos nxitohej në ndalimin e tyre por të priste rezultatet e materialeve gjenetike të gjetura në dorezën e motorit që u përdor në krim, për të bërë krahasimin e tyre me individë të ndryshëm me rekorde kriminale.

Ndërkohë që paralelisht me vëllezërit Xhani, në përgjim u vendos edhe një lidhje e tyre shoqërore.

Personi që mund të çonte policinë te vendi ku qëndronin dy subjektet e dyshuar si të interesuar për të kryer vrasjen të cilët edhe pse policia ushtroi kontrolle nuk mundi t’i gjejë në banesat e tyre.

Kjo edhe për shkak të lëvizjeve të shpeshta që ata bënin në zona të ndryshme të Shqipërisë, me siguri të ndihmuar nga një rreth i gjerë shoqëror të cilin e kishin krijuar kohë pas kohe.

Por ndërsa i shpëtuan për shumë muaj ndalimit, arrestimi i vëllezërve Xhani nuk vonoi në kohë.

Edhe pse ndalimi i tyre nuk erdhi për ekzekutimin e biznesmenit Bujar Nasufi, po për lidhje me një tjetër atentat mafioz të ndodhur në Shkodër, ku viktimë mbeti Elis Rroshkodol.

Arrestimi i tyre që u bë teksa po drekonin me krudo në një restorant në Gjirin e Lalzit, me disa personazhe të frikshëm të krimit..

Gjatë operacionit ‘Enigma’, policia finalizoi ndalimin e 7 personave, midis të cilëve 3 me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të shpallur në kërkim më parë për vepra penale në fushën e krimeve kundër personit dhe në fushën e narkotikëve.

Janë pikërisht këto pamjet filmike të operacionit ‘Enigma’, ku midis personave të ulur në restorant, ku u sekuestruan 4 armë zjarri pistoleta të cilat këta shtetas i mbanin me vete, me fishekë në fole gati për qitje, janë edhe vëllezërit Voltan dhe Jugert Xhani.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kishin siguruar informacione në rrugë operative, se disa shtetas në kërkim, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, ishin në ambientet e një restoranti në gjirin e Lalzit dhe dyshohej se kishin armë zjarri me vete.

Çka bëri që në masa të larta sigurie, shërbimet policore të ndërhynin në mënyrë të befasishme në ambientet e restorantit ku ndodheshin këta shtetas.

Do të ishe pikërisht ky operacion që do të prangoste edhe Xhevdet Plakun. 45 vjeçari i njohur edhe me pseudonimin ‘Akili’. Një personazh i njohur me rekorde të shumta penale i cili krahas gjeneraliteteve të tij, mbante edhe rekordin absolut të 25 identiteteve të ndryshme.

Pikërisht ky që shikoni edhe në pamjet e operacionit, të siguruara nga Policia e Durrësit. Plaku që është në përplasje të fortë edhe me Kep Arapin, një nga të fortët e Sukthit.

Ku hetimet treguan se Xhevdet Plaku ishte një nga të dyshuarit se ekzekutoi në Itali, bashkë me një person tjetër, vëllain e Kep Arapit, Sali Rapin. Ngjarje kjo e ndodhur në qytetin e Savonas, në vitin 2000.

Xhevdet Plaku që pas 14 vitesh përballje me drejtësinë, mori pafajësinë, i cili ndërkohë thuhet se drejtonte trafikun e drogës nga kryeqyteti hollandez i Amsterdamit, ku edhe ndodhej.

 

Video

Zjarr në pyjet mbi fshatin Miras, Devoll Një vatër zjarri është aktivizuar sot në një sipërfaqe pyjore mbi fshatin Miras, në bashkinë Devoll. Sipas informacioneve, në operacionin për shuarjen e flakëve janë angazhuar dy mjete zjarrfikëse, 10 efektivë zjarrfikës si dhe rreth 20 punonjës nga Drejtoria e Shërbimeve dhe sektori i pyjeve. Banorë të zonës i janë bashkuar gjithashtu përpjekjeve për fikjen e zjarrit, i cili deri tani ka përfshirë rreth 5 hektarë me pisha të zeza dhe dushqe të llojit qar. Terreni i thyer dhe bimësia e dendur po e vështirësojnë ndërhyrjen, ndërsa flakët po përhapen për shkak të erës së fortë. Fshati më i afërt me zonën e prekur është Sinica, i cili sipas autoriteteve nuk paraqet rrezik të menjëhershëm, por do të mbahet nën monitorim në rast se zjarri merr përmasa më të mëdha.

?Dhjetëra anije dhe mijëra aktivistë po përgatiten të nisen drejt Gazës midis 31 gushtit dhe 4 shtatorit, pjesë e iniciativës së shoqërisë civile Global Sumud Flotilla. ?Qëllimi i tyre është të dërgojnë ndihma humanitare dhe të ushtrojnë presion mbi komunitetin ndërkombëtar për të ndërhyrë ndaj situatës së rëndë në zonë. ✍️Datat dhe portet e nisjes janë të ndryshme: më 31 gusht flota e parë do të niset nga Spanja dhe nga Genova, ndërsa më 4 shtator pjesa tjetër do të niset nga Sicilia, Tunizia dhe Greqia. Të gjitha anijet do të nisen drejt Gazës, duke mbledhur përfaqësues nga shumë vende të botës. https://www.vna.al/bota/flota-global-sumud-drejt-gazes-aktiviste-nga-italia-spanja-tunizia-dhe-greq-i13740

Të shtëna me armë në një shkollë katolike në SHBA, dyshohet se ka disa viktima Të paktën 10 persona janë qëlluar dhe dyshohet se disa prej tyre kanë humbur jetën, pas disa të shtënash me armë zjarri në një shkollë katolike në Minneapolis, Minesota të SHBA-së. Raportet e mediave lokale thonë se dy persona janë vrarë dhe katër janë plagosur rëndë, ndërsa dyshohet se një bombë, mund të jetë vendosur brenda ndërtesës. Incidenti i përgjakshëm ndodhi rreth orës 8:30 të mëngjesit të së mërkurës kur policia u thirr për raportime për të shtëna në kishë. Dëshmitarët përshkruan një burrë të veshur me të zeza dhe që mbante një pushkë gjahu. Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, tha në një postim se incidenti ndodhi në shkollë, ndërsa mbërriti menjëherë në vendngjarje.

? HISTORI NGA HAPËSIRA! SpaceX sapo shkroi historinë me fluturimin e 10-të provë të Starship ?. Pas disa dështimesh të mëparshme, anija gjigante e Elon Musk u ngrit nga Starbase, Teksas dhe, pas 66 minutash në hapësirë, realizoi një ulje të kontrolluar në Oqeanin Indian ??. Shiko videon e uljes mbresëlënëse dhe mëso pse ky sukses po cilësohet si pikë kthese për eksplorimin hapësinor! ?✨ https://vna.al/teknologji/starship-i-spacex-shenon-sukses-historik-ne-fluturimin-e-10-te-prove--i13734

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme