Kronika 10 Qershor 2025, 13:10 Nga VNA

Erion Alibej planifikoi vrasjen e Altin Ndocit në varrimin e vëllezërve Haxhiaj. Bisedat në Sky ECC me Plarent Dervishaj për Talo Çelën

Ndaje në Whatsapp
Erion Alibej planifikoi vrasjen e Altin Ndocit në varrimin e

Erion Alibej, i penduar i drejtësisë, është duke vijuar dëshminë në Gjykatën e Posacme, në kuadër të procesit “Plumbi i artë”.

Gjatë rrëfimit të tij, nuk ishin të pranishëm dy të penduarit e tjerë të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Skerdi Tase.

Alibej, që njihet me nofkën Krymi, e nisi dëshminë aty ku e kishte lënë seancën e kaluar lidhur me vrasjen e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdisë pranverën e 2020 në Shënavlash të Durrësi.

“Për vrasjen e Dorian Shkozës, kam paguar 100 mijë euro. Për armët paguanim nga 5 mijë, 20 mijë apo apo 35 mijë euro. Kur Hoxha (nënkupton një klerik fetar) na tregonte se çfarë armësh kishte, binin dakord nëse i blinim ose jo armët”, tha Alibej.

Pas vrasjes së dy miqve, Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia, Alibej tha se insistonte vetëm për vrasjen e Talo Çelës dhe ndërkohë investigonte edhe rreth Altin Ndocit.

“Gjatë kësaj kohe investigoja dhe për Altin Docin sepse shkonte shpesh me Besmir Haxhija në Durrës. Sipas Nuredin Dumanit Talo Çela rrinte te shtëpia e Besmir Haxhisë, pasi u vra e vërtetuam që aty rrinte. Jemi angazhuar me çunat e Fushë-Frujës por nuk e dija kush ishin. Jemi angazhuar ku ndodhej Talo Çela, ka qenë një moment që po e ruanin shumë. Në atë moment më shkruan Plarent Dervishaj, secili për hallet e tij, ai për Barcelona (kodi i tij) dhe unë për Talon.  Në Sky EÇ më shkruan Plarent Ddervishi. Kam pas kontakt me të, ai kishte kodet “Barcelona” dhe “Gost”. Plarenti më tha “mbohet qefi që e ke gjet Talo Çelën”. U habita nga e dinte. Por u kujtova që Plarenti kishte shumë muhabet me Festim Qolin. Kishim një makinë Toyota të vjedhur që e kisha blerë në Shijak dhe ja dhashë Nuredimit dhe armët që ai donte. Ja dhashë të Pazari i Rrogozhinës. Ishte me Klevis Allën kur e mori. Nuredini kërkoi më pas 50 mije euro. I cova 50 mijë që të kishte besim”, tha Alibej.

I penduari shpjegoi edhe vrasjen e vëllezërve Haxhiaj. Alibej e akuzonte Besmir Haxhiaj, se kishte marrë pjesë në atentatin e Bradasheshit, në dhjetor të 2018 ku Krymit iu vra vëllai, Endrit Alibej (Tarzani) xhaxhai dhe një shtetas turk.

Lidhje me këtë ngjarje, Alibej tha se në shënjestër ishte Besmir Haxhiaj dhe Altin Ndoci dhe se vrasje e Viktor Haxhiajt ishte aksidentale.

“Armët ja dhashë bashkë me makinën. Plani ishte për të vrarë Altin Ndocin dhe Besmir Haxhinë, jo Viktorin. Doli shpejt në tv lajmi. Në lajme u tha se u gjet e braktisur Toyota. E pyeta Nuredinin: pse ka shenja gjaku në makinë? Më tha kemi gjujt me xhama mbyll dhe nga ciflat është lënduar në këmbë “kusho” (Henrik Hoxha). Pastaj u shoqërua “nipi” (Klevis Alla) në polici. Nuredini më tha: “mduket se ky po flet” dhe sa mora vesh e kishte mar vesh nga komshijte, nga “Miri i Pojës” që Nuredini e kishte mik”, tha i penduari.

“Në makinë ka qenë dhe Altin Ndoci, por ka zbrit rrugës, se ai ishte objektiv. Ata nuk e kanë ditur që ishte viktori në makinë. Kanë menduar se ishte Altin Ndoci. Diskutoja me Nuredinin për varrimin e vëllezërve Haxhiaj pasi mund ta ekzekutonin Altin Ndocin edhe ditën e varrimit të tyre. unë isha dakord, por nuk u arrit pasi ai nuk shkoi në varrim”, tha më tej i penduari.

Erion Alibej tha se veshjet që u përdorën në vrasjen e vëllezërve Haxhiaj janë bërë në Kosovë. “Kam patur dhe një mik në Kukës. Bujar Gërmizin alias Ajeti. I thashë Nuredinit ke nevojë për disa veshje si të OFL-së? Me tha: Po. Nga Bujari mora disa veshje si te OFL-së, policisë dhe ja kam dhënë Nuredinit. Jelek dhe kambale, me mbishkrimin Ooperacioni Forca e Ligjit. Janë bërë në Kosovë veshjet. Unë i mora në Kukës”, tha ai. Ndërsa theksoi se në Sky EÇ kishte kodin “Lizz” dhe “Kumi”, ndërsa në Encrochat “Noku”.

Video

Një format i ri propagande nga Ministrja e Shëndetësisë: shpërnda video me këngë se vallen e heqin shqiptarët që paguajnë që Evis Sala me shokë e shoqe të vjedhin pa i hyrë gjemb ne këmbë. Live nga Spitali i Elbasanit

Mijëra mbështetës të presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolás Maduro, shkelën rrugët e Karakasit të premten në një protestë masive, duke kërkuar lirimin e tij, pas arrestimit nga forcat amerikane më 3 janar në një operacion ushtarak, sipas zyrtarëve lokalë dhe raporteve ndërkombëtare. Demonstrata u zhvillua në 68-vjetorin e rënies së diktaturës së Marcos Pérez Jiménez (1948–1958) dhe shënoi një nga tubimet më të mëdha pro-Maduro që nga operacioni ushtarak amerikan. Në sheshin kryesor pranë O’Leary në qendër të Karakasit, protestuesit valëviten flamuj dhe mbajnë pankarta duke kërkuar kthimin e Maduros dhe bashkëshortes së tij, Cilia Flores, që aktualisht janë në Shtetet e Bashkuara, ku pritet të përballen me akuza federale, përfshirë konspiracion për narco-terrorizëm. Një banderolë e madhe lexonte: “Ne i duam ata përsëri”, ndërsa qytetarë të shumtë shprehën zemërim ndaj asaj që e quajtën një “kapje të paligjshme” nga autoritetet amerikane. “Arrestimi i Maduros ishte i padrejtë,”

Cikloni “Harry” ka goditur ishullin e Siçilisë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme, të cilat sipas guvernatorit Renato Schifani arrijnë 720 milionë euro. Qeveria rajonale ka shpërndarë menjëherë 70 milionë euro për të përballuar emergjencat më urgjente. Situata e rëndë ndikohet nga reshje të vazhdueshme dhe dallgë deri në 9 metra, duke dëmtuar infrastrukturën, pasuritë arkeologjike dhe zonat bregdetare. Në Sardenjë, dëmet e shkaktuara nga moti i keq vlerësohen gjithashtu në qindra milionë euro, ndërsa autoritetet kërkojnë mbështetje shtesë financiare nga qeveria në Romë.

Policia në Long Island iu përgjigj një alarmi për vjedhje në një bankë, por në vendngjarje u përball me një situatë të pazakontë. Një dre ishte futur brenda godinës pasi kishte thyer një nga dritaret, duke shkaktuar dëme të shumta dhe duke mbetur e bllokuar brenda. Pas ndërhyrjes, efektivët arritën ta kapnin drerin në mënyrë të sigurt dhe ta nxirrnin jashtë përmes dritares së thyer.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme