Kronika 9 June 2025, 13:29 Nga VNA

Shqiptari qëllohet me armë zjarri në kokë, në gjendje kritike për jetën

Ndaje në Whatsapp
Shqiptari qëllohet me armë zjarri në kokë, në gjendje

 

Një akt i rëndë kriminal ka tronditur qytetin italian të Fontaniva në orët e para të mëngjesit të djeshëm, ku një shtetas shqiptar është qëlluar me armë zjarri në kokë. Personi shtë identifikuar si Fatos Cenaj, 59 vjeç, i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Sipas raportimeve të para, Cenaj u gjet pranë biçikletës së tij nga kalimtarë dhe shoferë që menduan fillimisht se bëhej fjalë për një aksident. Por pas mbërritjes së ndihmës së shpejtë, mjekët konstatuan një plagë të rëndë në kokë, e shkaktuar nga një plumb, duke konfirmuar menjëherë natyrën kriminale të ngjarjes.

Menjëherë pas konstatimit të plagës, 59-vjeçari u transportua me urgjencë në spital, ku mjekët po luftojnë për ta mbajtur në jetë.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e atentatit dhe për të identifikuar autorin apo autorët e mundshëm. Policia ka sekuestruar pamjet nga kamerat e sigurisë në zonë, të cilat mund të jenë kyçe në identifikimin e përgjegjësve. Deri në këto momente, nuk ka persona të ndaluar apo të dyshuar.

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe atë shqiptar në Itali, ndërsa pritet që orët në vijim të sjellin më shumë detaje mbi motivet dhe autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale.

 

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme