Kronika 11 June 2025, 13:15 Nga VNA

Dëshmia tronditëse për atentatin ndaj Kujtim Metës.  Artan Tafani: Plani u organizua nga Laert Haxhiu 

Ndaje në Whatsapp
Dëshmia tronditëse për atentatin ndaj Kujtim Metës. 

 

Artan Tafani i penduari i drejtësisë vijon dëshminë në GJKKO. Në rrëfimin e tij ai tregon mbi plagosjen e Kujtim Metës dhe se si ishte pjesë e një plani të organizuar nga Laert Haxhiu, pasi viktima kishte rrahur babain e tij. Fillimisht ishte planifikuar vrasja me thikë për të shmangur gjurmët, por u përdor armë zjarri. Bashkë me të ishin të përfshirë edhe Dorian Shurdhi, që ndihmonte në logjistikë, dhe Lulzimi, që siguronte transportin. Pasi tentativa e parë dështoi për shkak të hezitimit të Dorianit, atentati u tentua përsëri.

Tafani qëlloi Kujtimin me një armë tip "Zastava", duke përdorur tetë fishekë. Viktima u plagos dhe arriti të largohej. Pas ngjarjes, autori u largua me makinë dhe hodhi armën në të njëjtin vend ku kishte hedhur një armë tjetër më parë. Gjatë arratisë, u shmangën edhe një patrulle policie. Tafani pranon se ishte i maskuar dhe veproi sipas udhëzimeve të Laertit.

Rrëfimi

E kishte hapur bisedën babai i Laertit. Tha: “Duhet t'a vrasim.” Kujtim Meta e kishte goditur me grushta babanë e Laertit. Donte t'a vriste me thikë, sepse nëse përdorej armë zjarri, do kuptohej menjëherë se e kishte bërë Laerti.

Në plan përfshihej edhe Dorian Shurdhi, një i njohuri ynë, shok i Laertit nga Belgjika. Doriani ruante makinën dhe komunikonte me Laertin. Plani ishte përgatitur nga Laerti, dhe unë isha caktuar të kryeja goditjen.

Nga Tirana do vinte Lulzimi me makinë te Palma Nova, që t'a kryenim punën dhe të iknim menjëherë. Por nuk e realizuam dot, sepse Dorian Shurdhi nuk pranoi. Ai e dinte që policia do vinte direkt në shtëpi. Ishte i shqetësuar dhe e shante Laertin, duke thënë: “Do kalbemi në burg për këtë.”

E provuam përsëri.

Kishim një armë tip “Zastava”, që na e kishte dhënë Bledar Berberi për të vrarë Albi Bashaliun. Kujtimi, viktima, ishte ulur në një lokal, ngjitur me banakun, përballë meje. Qëllova me armë drejt tij. Sapo e godita, ai u hodh nga karrigia. E qëllova sërish. Pata tetë fishekë dhe i shkrepava të gjithë. Ai u largua duke vrapuar përmes çimentos, unë vazhdova ta qëlloja deri sa mbaruan fishekët. E qëllova edhe nga pas.

Kur mbaruan fishekët, u largova. U përpoqa ta neutralizoja plotësisht. Nga sa dëgjova në lajme, një plumb e kishte kapur në bark.

Ika nga vendngjarja në këmbë, kalova shinat e trenit. Më priste Lulzimi pas shpinës.

GJKKO: Ishe i maskuar?

Tafani: Po, kisha maskë anti-COVID, kapuç dhe një xhup të madh.

Dolëm në autostradën kryesore dhe ndaluam në Çermë. Një patrullë policie na bëri me shenjë, por ne nuk ndaluam. Gjatë rrugës, unë isha ulur pas, Lulzimi drejtonte makinën.

Kalojmë Kavajën. Unë isha në telefon me Laertin, donte të dinte detajet. E pyeta ku t’i hidhja armët. Më tha t’i hidhja diku gjatë rrugës, ku të kisha mundësi. Rastisi që i hodha në të njëjtin vend ku kisha hedhur armën që u përdor për Albi Bashaliun.

 

 

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme