Kronika 12 June 2025, 11:20 Nga VNA

Arrestohet 50-vjeçari i dënuar për krime seksuale dhe kundër personit, pritet ekstradimi në Itali

Ndaje në Whatsapp
Arrestohet 50-vjeçari i dënuar për krime seksuale dhe

Operacionalja arrestoi një 50-vjeçar, i cili rezulton i dënuar për krime kundër personit dhe krime seksuale nga autoritetet e drejtësisë italiane. Zamir Halili pritet të ekstradohet drejt vendit fqinj.

Njoftimi

Policia e Shtetit

Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 47”.

I dënuar në Itali, me 7 vjet burgim, për krime kundër personit dhe krime seksuale, kapet në Elbasan, 50-vjeçari.

Si rezultat i veprimeve të mirorganizuara policore dhe i shkëmbimit të shpejtë të informacioneve me partnerët italianë, nëpërmjet shërbimeve të Interpol Tiranës, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 47”, kapën në Elbasan, shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, Zamir Halili, 50 vjeç.

Gjykata e Sienas, Itali, në vitin 2014, e ka dënuar me 7 vjet burgim, për plagosje, dhunë në familje dhe marrëdhënie seksuale me dhunë. Nga ky dënim atij i kanë mbetur për të vuajtur rreth 6 vjet e 9 muaj burgim.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën e ekstradimit të 50-vjeçarit, në Itali.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme