Kronika 12 June 2025, 09:16 Nga VNA

Vrasja e 65-vjeçarit në Xibër-Murriz, arrestohet kushëriri/ Pas krimit telefonoi motrën

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e 65-vjeçarit në Xibër-Murriz, arrestohet

Policia arreston një të dyshuar për vrasjen e Selim Velsulës në fshatin Xibër-Murriz të Klosit.

Autori i dyshuar është kushëriri i tij, 28-vjeçari Hazbi Velsula.

Ai kishte jetuar për një kohë të gjatë në periferi të Tiranës, por kohët e fundit ishte kthyer te pronat e familjes. Selim Velsula dhe e shoqja kishin nxjerrë bagëtitë, në momentin kur 28-vjeçari ka thirrur 65-vjeçarin dhe e ka goditur me thikë, duke i shkaktuar vdekjen. Viktima është konstatuar nga një banor i zonës, i cili kishte dalë për të marrë ujë për vaditje. Autori i dyshuar i krimit, Hazbi Velsula, ka telefonuar motrën dhe i ka rrëfyer për vrasjen.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme