Kronika 4 Mars 2025, 14:14 Nga VNA

SPAK dërgon për gjykim Rexhë Byberin  dhe Zv/ Kryetarin e Bashkisë së Tropojës

Ndaje në Whatsapp
SPAK dërgon për gjykim Rexhë Byberin  dhe Zv/ Kryetarin e

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur kërkesën për dërgimin në gjykim të çështjes penale në ngarkim të kryetarit të Bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberi dhe Zv/Kryetarit të Bashkisë z. Abedin Kërrnaja, pas përfundimit të hetimeve në kuadër të procedimit penal nr.1 të vitit 2024. Të pandehurit janë akuzuar për veprën penale “Shpërdorim detyre” (më shumë se një herë), e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 dhe 25 i Kodit Penal.

Nga të dhënat ka rezultuar se i pandehuri Rexhë Byberi, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tropojë, ka kryer veprime/mosveprime në mospërmbushje të rregullt të detyrës, në kundërshtim me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 408, datë 13.5.2015 “Për Miratimin e Rregullores së Zhvillimit të Territorit”, gjatë procesit për hapjen e rrugëve, sipas projekteve të miratuara nga Këshilli Bashkiak. Konkretisht, për kryerjen e punimeve të cituara më sipër, në bazë të VKM-së 408, datë 13.05.2015 (e ndryshuar), për hapjen e një rrugë të re, subjekti i interesuar duhej të aplikonte në sistemin elektronik e-leje pranë Bashkisë Tropojë, si institucioni vendor që ka tagrin të shqyrtojë dhe miratojë lejen e ndërtimit të infrastrukturës, pasi të ketë verifikuar plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm tekniko-ligjor nga aplikuesi siç parashikohet legjislacioni për këto lloj punimesh.

Konkretisht neni 15 i VKM nr. 408, datë 13.05.2015 ( e ndryshuar) ka saktësuar dokumentet tekniko-ligjore që duhen depozituar në sistemin e-leje gjatë aplikimit të kërkesës për leje ndërtimi të infrastrukturës. Gjithashtu, Bashkia Tropojë duhej të bashkëvepronte me institucionet e tjera kompetente për ndërtimin e rrugës si: Agjencia Kombëtare e Mjedisit për hartimin e Raportit të Vlerësimit për ndikimin në mjedis, si edhe me Ministrinë e linjës (parashikuar në sistemin elektronik e-leje), për impaktin e ndërtimit të rrugës së re dhe pasojat e këtyre punimeve të ndërtimit. Ky bashkëveprim parashikohet në nenin 20, pika 6 e VKM nr. 408, datë 13.05.2015 (e ndryshuar).

Rezulton se hapja e rrugëve sipas projekteve të miratuara nga Këshilli Bashkiak është bërë në kundërshtim me aktet ligjore e nënligjore në fuqi duke sjellë një dëm prej 277. 611.520 (dyqind e shtatëdhjetë e shtatëmilion e gjashtëqind e njëmbëdhjetëmijë e pesëqind e njëzet) Lekë. Bazuar në legjislacionin përkatës në fuqi, në analizën e rrethanave të faktit të provuara, dokumentacionit të administruar, marrjen në pyetje të dëshmitarëve dhe verifikimin me kujdes të çdo detaji, arrihet  në konkluzionin se: shtetasi Rexhë Byberi, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tropojë, në bashkëpunim me shtetasin, Abedin Kërrnaja kanë kryer veprime/mosveprime që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, të kryera në kundërshtim të VKM Nr. 408, datë 13.5.2015 “Për Miratimin e Rregullores së Zhvillimit të Territorit”, për hapjen e rrugëve duke sjellë dëme, në vlerën e përcaktuar nga akti i ekspertimit. Evidentohen elementë të figurës së veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga nenit 248 i Kodit Penal, në ngarkim të pandehurit Rexhë Byberi, i cili ushtronte detyrën kryetarit të Bashkisë Tropojë si dhe te pandehurit Abedin Kërrnaja, i cili ka mbajtur pozicionin Zv/Kryetarit të Bashkisë Tropojë. Në përfundim të hetimeve Prokuroria e Posaçme,  ka vendosur t’i drejtohet me kërkesë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për dërgimin e çështjes në gjyq, në ngarkim të: Rexhë Byberi, Kryetari i Bashkisë Tropojë, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”, (më shumë se një herë), të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 dhe 25 i K.Penal. Abedin Kërrnaja, Zv/Kryetari i Bashkisë Tropojë, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”, të kryer në bashkëpunim,  parashikuar nga neni 248 dhe 25 i K.Penal.

Video

Mereme Sela prezanton ambicien e saj për të rivalizuar Sali Berishën si e vetmja kandidate në garën për kryetar të PD.

Kur i vë vulën rivales së Sali Berishës.

Në GJKKO vijon procesi për dosjen “Partizani”, ku i pandehur kryesor është ish-kryeministri Sali Berisha. Në seancën e sotme pritet të dëshmojë kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili është edhe kallëzues në këtë çështje. Në hyrje të gjykatës, Balla deklaroi se “sot është një ditë e madhe për drejtësinë”. Berisha akuzohet për korrupsion të kryer në bashkëpunim me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, ndërsa në këtë dosje janë të pandehur edhe disa persona të tjerë.

Kur përfaqësuesi i kandidatit Ervin Salianji shkon të regjistrojë kandidaturën për zgjedhjet e kryetarit të ri. Si tha ai? Kemi hapur partinë…thjesht dritaret dhe jo derën

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme