Sociale 19 January 2026, 20:06 Nga VNA

Pse përmbytet Vlora? Një histori e ujit, harresës dhe vendimeve të gabuara urbane

Ndaje në Whatsapp

Nga Zydi Teqja, profesor i Arkitekturës

Vlora përmbytet pothuajse çdo vit, dhe përgjigjja më e shpeshtë që jepet lidhet me reshjet e dendura apo ndryshimet klimatike. Por problemi i vërtetë është shumë më pranë nesh dhe shumë më konkret: ujit i është prerë rruga.

Pse përmbytet Vlora? Një histori e ujit, harresës dhe vendimeve

Jo shumë larg Bashkisë së Vlorës dhe direkt mbi spitalin e qytetit, në zonën e Rrugës “Bilbil Ceno”, ka ekzistuar për vite me radhë një infrastrukturë funksionale për menaxhimin e ujërave të shiut. Përroi i zonës ishte i zgjeruar, jo i futur në kanal betoni, me hapësira anësore që lejonin përthithjen natyrore të ujit, breza gjelbërimi dhe ura të vogla që nuk pengonin rrjedhën.

Pse përmbytet Vlora? Një histori e ujit, harresës dhe vendimeve

Ishte një sistem i thjeshtë, por efikas. Sot, kjo infrastrukturë ose është shkatërruar, ose është lënë në harresë.

Pse përmbytet Vlora? Një histori e ujit, harresës dhe vendimeve

Kjo situatë nuk është thjesht pasojë e reshjeve intensive. Është rezultat i drejtpërdrejtë i ndërhyrjeve urbane pa logjikë, i ndërtimeve të lejuara në zona që duhej të ishin të lira dhe i një mungese të theksuar të mirëmbajtjes institucionale. Ngushtimi i shtratit të përroit, kalimet që pengojnë rrjedhën e ujit dhe zaptimi i hapësirave natyrore kanë krijuar një zinxhir vendimesh me pasoja të rënda për qytetin.

Pse përmbytet Vlora? Një histori e ujit, harresës dhe vendimeve

Ajo që sot njihet si “blue–green infrastructure”, Vlora e kishte prej kohësh. Atëherë nuk quhej kështu, nuk ishte në modë dhe nuk ishte projekt i importuar. Ishte thjesht një mënyrë e zgjuar dhe e natyrshme për të bashkëjetuar me ujin.

Pse përmbytet Vlora? Një histori e ujit, harresës dhe vendimeve

Sot, shiu dhe përroi trajtohen si problem, hapësirat përreth tyre si tokë ndërtimi dhe uji si armik. Por Vlora nuk përmbytet sepse bie shi. Përmbytet sepse ujit i është mohuar hapësira e tij natyrore.

Çdo ndërtim i gabuar, çdo ndërhyrje pa vizion dhe çdo neglizhencë institucionale janë vendime. Dhe çdo vendim ka pasoja.

Vlora nuk ka nevojë për mrekulli. Ka nevojë për kujtesë, përgjegjësi dhe respekt për territorin.

 

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme