Politika 19 January 2026, 18:33 Nga VNA

Lëvizja Bashkë/ Protesta e tretë kombëtare kundër korrupsionit dhe varfërisë, thirrje për reagim ndaj kapjes së shtetit

Ndaje në Whatsapp
Lëvizja Bashkë/ Protesta e tretë kombëtare kundër

Lëvizja BASHKË zhvilloi sot protestën e tretë kombëtare kundër korrupsionit dhe varfërisë, duke e kthyer sërish sheshin përpara institucioneve në një tribunë denoncimi ndaj asaj që e cilëson kapje të shtetit nga krimi dhe oligarkia.

Në fjalën e tyre, drejtuesit e lëvizjes dhe kryetari Arlind Qori u fokusuan te nevoja për një reagim të fortë qytetar përballë aferave të njëpasnjëshme të zyrtarëve dhe drejtuesve të lartë të shtetit, të cilat, sipas tyre, po ushqejnë një indinjatë gjithnjë e më të madhe shoqërore.

Sipas Lëvizjes BASHKË, korrupsioni i institucionalizuar dhe varfëria në rritje janë dy anë të së njëjtës medalje, pasojë e një sistemi që ka humbur lidhjen me interesin publik dhe që funksionon në shërbim të pakicës.

Në përmbyllje të protestës, u theksua se Lëvizja BASHKË synon të jetë mjeti përmes të cilit qytetarët e këtij vendi të sjellin ndryshime të mëdha shoqërore dhe politike, duke e zhvendosur vëmendjen nga retorika boshe te veprimi konkret qytetar.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme