Kronika 19 January 2026, 20:38 Nga VNA

Vrasja e Jani Aliajt në burgun e Koridhalosit, hetimet fokusohen te droga dhe pazaret kriminale

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e Jani Aliajt në burgun e Koridhalosit, hetimet fokusohen te droga

Pazaret e drogës, konfliktet e ashpra mes grupeve kriminale dhe lufta për kontroll territori janë pistat kryesore ku janë përqendruar hetimet e autoriteteve greke për vrasjen e 49-vjeçarit shqiptar Jani Aliaj në Burgun e Koridhalosit. Aliaj, i dënuar me burg përjetë dhe me një të kaluar të rëndë kriminale, u vra me thikë të improvizuar brenda qelisë.

Megjithatë, hetuesit nuk përjashtojnë as skenarin e hakmarrjes, për shkak të aktivitetit të gjerë kriminal të viktimës, e cila operonte me dy identitete dhe njihej në botën e krimit me nofkën “Xheku”.

Sipas burimeve hetimore, dyshimet janë forcuar pas faktit se Aliaj kishte dalë nga burgu kohë më parë dhe ishte rikthyer sërish në qeli në vitin 2024 pas riarrestimit. Kjo lëvizje dyshohet se ka nxitur konflikte të reja brenda dhe jashtë hekurave.

I ndjeri kishte dënime të rënda si në Greqi ashtu edhe në Shqipëri për vrasje dhe trafik droge. Mediat greke, përfshirë “Protothema”, raportojnë se ndaj tij mund të ketë ekzistuar një “kontratë vdekjeje”, ndërsa autori i dyshuar, një grek 28-vjeçar i dënuar për dy vrasje, dyshohet se është porositur për ta ekzekutuar brenda burgut.

Çfarë dihet për krimin në Koridhalos

Ngjarja e rëndë ndodhi në Krahun e 3-të të burgut më të madh të Greqisë. Autori, 28-vjeçari grek, sulmoi Aliajn me një armë të ftohtë të improvizuar, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse. Hetimi po kryhet nga Siguria e Pireut, ndërsa gjithnjë e më shumë po konsolidohet pista e një vrasjeje me pagesë.

E kaluara kriminale e viktimës

Jani Aliaj ishte dënuar në mungesë me burg përjetë në Shqipëri për vrasjen e Elton Çiços në vitin 2016, ndërsa ndaj tij kishin qenë aktive edhe urdhër-arreste ndërkombëtare. Ai dyshohet gjithashtu se është i përfshirë në një tjetër vrasje në Tepelenë në vitin 2005. Sipas hetuesve, Aliaj ishte pjesë e një bande kriminale në jug të Shqipërisë, e përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

Profili i autorit

Autori i dyshuar, 28-vjeçari grek, ka në dosjen e tij dy vrasje. E para ndodhi disa muaj më parë në zonën e Agios Panteleimonas, ku ekzekutoi me armë zjarri Artur Bashimin, shtetas shqiptar me precedentë për grabitje dhe vjedhje. Vrasja e dytë është ajo e ndodhur më 19 janar brenda Burgut të Koridhalosit.

Droga dhe “kontrata e vdekjes”

Sipas informacioneve policore, besohet se vrasja e 49-vjeçarit është porositur nga një tjetër i dënuar shqiptar, i cili dyshohet se ka paguar autorin për eliminimin e Aliajt. Trafiku i drogës në Athinë dhe përplasjet për kontrollin e tregut konsiderohen si motivi më i fortë i krimit.

Autoritetet po hetojnë nëse lirimi i përkohshëm i viktimës dhe rikthimi i tij në burg ka qenë pika kyçe që çoi në ekzekutimin e tij, duke hapur një tjetër kapitull të errët të luftës së nëndheshme mes grupeve kriminale.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme