Politika 12 January 2026, 14:01 Nga VNA

Belind Këlliçi merret në pyetje nga SPAK për financimin e Kuvendit të Rithemelimit dhe shpenzimet e 11 dhjetorit në Air Albania

Ndaje në Whatsapp
Belind Këlliçi merret në pyetje nga SPAK për financimin e

“U thirra për një çështje periferike nga prokurori Arben Kraja”. Kështu deklaroi deputeti demokrat Belind Këlliçi, teksa la ambientet e SPAK, ku u mor në pyetje për më shumë se 1 orë e 30 minuta.

Burimet thonë se bëhet fjalë për një çështje që lidhet me hetimin e pasurisë së ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjarëve të tij.

Sipas të njëjtave burime, Këlliçi është pyetur lidhur me mënyrën e financimit të Kuvendit të Rithemelimit, 11 dhjetor 2021, ku deputeti ka qenë një nga organizatorët bashkë me Flamur Nokën dhe Albana Vokshin.

Për kujtesë, në 11 dhjetor Sali Berisha bashkë me të sipërpërmendurit organizuan një kuvend në stadiumin Air Albania, ku de facto morën drejtimin e PD dhe Berisha u vetëshpall kryetar i partisë.

Askush në atë kohë nuk iu përgjigj pyetjes se kush financoi atë aktivitet, ku së paku u shpenzuan 1 milion euro, të llogaritura me infrastrukturën dhe mikpritjen e njerëzve.

Por mesa duket, në sitën e SPAK-ut po kalojnë edhe këto shpenzime, që e kanë kapur gafil Belind Këlliçin, i cili me këtë rast e ka qepur gojën për Prokurorinë e Posaçme dhe nuk ka folur para gazetarëve.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të rezultojë pas hetimeve të SPAK-ut për këtë çështje.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme