Sociale 9 Shtator 2025, 10:54 Nga VNA

“Porta e dijes” në Durrës mbetet peng për një truall

Ndaje në Whatsapp
“Porta e dijes” në Durrës mbetet peng për një

Biblioteka publike e Durrësit në këtë fillim-shtator është më e qetë se zakonisht.

Trotuari në hyrje të godinës është bllokuar nga autoveturat e parkuara si të munden, në mungesë të shesheve alternative.

Më 10 shtator biblioteka duhet të përkujtojë 80-vjetorin e themelimit, por askush nuk di të thotë nëse do të ketë apo jo një ceremoni festive.

Një gjë është e sigurt: “porta e dijes”, siç u pëlqen ta quajnë bibliotekën punonjësit e saj, vazhdon të funksionojë në të njëjtën banesë të vitit 1945, një vilë e një familjeje të kamur.

Përpjekjet për ndërtimin e një biblioteke të re kanë dështuar vazhdimisht.

Në këto 8 dekada, bibliotekën e kanë frekuentuar mijëra lexues të moshave të ndryshme.

“Unë kam punuar për shumë vite në katin e parë, aty ku ishin regjistruar fëmijët e vegjël,” tha për BIRN Milika Simsia, e cila ka dalë në pension prej disa vitesh.

“Mjediset ishin shumë të ngushta, por çdo ditë shërbeheshin 50-60 fëmijë, mes të cilëve edhe ata që më vonë u bënë shkrimtarë e poetë, si Bashkim Hoxha, Viktor Canosinaj, Ilia Dede apo Petraq Risto,” shton zonja e moshuar.

Simsia kujton se në fundin e viteve 1970 pati një përpjekje për ndërtimin e një godine të re, por gjithçka mbeti në kuadrin e projekteve.

Një projekt tjetër kujton edhe një nga ish-drejtuesit e bibliotekës, që dëshiron të mos identifikohet.

“Unë kam gjetur në tavolinën e punës një projekt të detajuar për godinën e ardhshme, projekt që ishte hartuar pas kërkesës së Komitetit të Kulturës dhe Arteve në vitin 1989,” thotë ajo.

Menjëherë pas ndryshimeve të viteve ’90, Soros dhe një fondacion gjerman ofruan mbështetjen e tyre financiare për ndërtimin, që do të transferonte bibliotekën e vjetër në një godinë të re.

Sipas pushtetit vendor, ndërtimi i godinës së re nuk është realizuar për shkak të mungesës së truallit të lirë në qendër të qytetit.

Gjatë tre dekadave në qytetin bregdetar janë ndërtuar dhjetëra pallate dhe godina gjithfarësh, por ka munguar hapësira për ngritjen e bibliotekës dhe kinemasë.

Kryebashkiakët që kanë zëvendësuar njëri-tjetrin në 33 vitet e fundit thuajse asnjëherë nuk e kanë programuar ndërtimin e një biblioteke të re.

Në këto vite, godina i është rikthyer familjes së pronarëve dhe biblioteka paguan rregullisht qiranë mujore.

Mirjam Reçi nga Qendra e Zhvillimit Social kujton marrëveshjen e vitit 2022 që shoqëria civile dhe kryebashkiakja e sapozgjedhur nënshkruan për prioritetet e mandatit të saj, mes të cilave edhe ndërtimi i bibliotekës. Megjithëse kanë kaluar tre vjet, biblioteka nuk është ndërtuar.

Shkrimtari Viktor Canosinaj, autor i 50 librave për fëmijë dhe të rinj, tha për BIRN se impenjimi i punonjësve të bibliotekës duhet vlerësuar.

“Megjithëse jetoj prej vitesh në Tiranë, mjaft promovime të librave janë bërë në Durrës,” tha Canosinaj për BIRN.

Qytete të tjera, me popullsi më të vogël në numër, e kanë zgjidhur prej kohësh ndërtimin e një biblioteke të re.

Sipas shkrimtarit durrsak, Lezha, Korça, Berati apo Elbasani tashmë i afrojnë frekuentuesve hapësira leximi dhe promovimi të librave.

Ndërsa Durrësi vijon në të njëjtën gjendje prej shumë e shumë vitesh, me 375 metra katrorë gjithsej.

“Që të gjitha aktivitetet janë organizuar në Pallatin e Kulturës “Aleksandër Moisiu”, pasi biblioteka nuk ka qoftë edhe një sallë veprimtarish,” shtoi shkrimtari durrsak.

Intelektualët vendas kanë propozuar disa herë hapësira për zgjidhjen e problemit.

“Godina e drejtorisë së Hekurudhave mund të jetë një alternativë shumë e mirë dhe po ashtu edhe godina 6-katëshe që ndërtoi para dy vitesh në Durrës kompania e energjisë elektrike CEZ, dhe që përdoret vetëm pjesërisht,” tha për BIRN Doranin Agalliu, një financier, i cili ka publikuar disa libra.

Agalliu sugjeron se trualli i klubit të portit “Mujo Ulqinaku” mund të shërbente gjithashtu për ndërtimin e një godine shumëkatëshe dhe një projekt i mirë mund të vendoste në të njëjtin territor bashkë me bibliotekën, edhe kinemanë apo galerinë e arteve.

“Të gjitha këto institucione të kulturës i mungojnë Durrësit dhe deri tani nuk është bërë asgjë për ndërtimin e tyre,” përfundoi ai./Reporter.al

Video

Cikloni “Harry” ka goditur ishullin e Siçilisë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme, të cilat sipas guvernatorit Renato Schifani arrijnë 720 milionë euro. Qeveria rajonale ka shpërndarë menjëherë 70 milionë euro për të përballuar emergjencat më urgjente. Situata e rëndë ndikohet nga reshje të vazhdueshme dhe dallgë deri në 9 metra, duke dëmtuar infrastrukturën, pasuritë arkeologjike dhe zonat bregdetare. Në Sardenjë, dëmet e shkaktuara nga moti i keq vlerësohen gjithashtu në qindra milionë euro, ndërsa autoritetet kërkojnë mbështetje shtesë financiare nga qeveria në Romë.

Policia në Long Island iu përgjigj një alarmi për vjedhje në një bankë, por në vendngjarje u përball me një situatë të pazakontë. Një dre ishte futur brenda godinës pasi kishte thyer një nga dritaret, duke shkaktuar dëme të shumta dhe duke mbetur e bllokuar brenda. Pas ndërhyrjes, efektivët arritën ta kapnin drerin në mënyrë të sigurt dhe ta nxirrnin jashtë përmes dritares së thyer.

Glauk Olldashi: Kujdes me ata që përzgjidhni për të folur në Foltore. Disa prej tyre kanë qenë tapë!

Nga Brukseli, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez bëri me dije se vendi i tij nuk do t’i bashkohet nismës amerikane "Bordi i Paqes", pasi “është jashtë kornizës së OKB-së dhe nuk ka përfshirë Palestinën”. Videocredits: DW

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme