Sociale 8 September 2025, 15:34 Nga VNA

Vdekja e 58-vjeçarit, dyshime të forta për ngjarje kriminale: Familjarët pretendojnë se nuk u godit nga kali, por nga një bashkëfshatar

Ndaje në Whatsapp
Vdekja e 58-vjeçarit, dyshime të forta për ngjarje kriminale:

Ngjarja e ndodhur në fshatin Rëmbec të Maliqit, e raportuar fillimisht si një aksident i shkaktuar nga goditja e kalit, ka marrë një tjetër rrjedhë hetimi. Vdekja e 58-vjeçarit Jorgo Ajredini ka ngritur dyshime të forta për skenar kriminal, pas pretendimeve të familjarëve të tij, të cilët mohojnë versionin e aksidentit dhe akuzojnë se viktima është goditur nga një bashkëfshatar me të cilin kishte pasur konflikt. Ajredini u gjet më 13 gusht pranë fushës së sportit të fshatit, në një kanal, me plagë të shumta në kokë, të lokalizuara në ballë dhe pas veshëve. Fillimisht u raportua se ishte goditur nga kali, por familjarët këmbëngulin se plagët e tij nuk përputhen me këtë version.
Sipas deklarimeve të tyre, pak çaste para se të humbiste ndjenjat, 58-vjeçari ka thënë se ishte goditur nga një person nga Pogradeci, të cilin e ka përshkruar si “një i shkurtër”. Vëllai i viktimës dëshmoi se, ndërsa Ajredini ishte ende i vetëdijshëm në spital, ai kishte pohuar se nuk ishte goditur nga kali, por nga një person tjetër. Familjarët kanë ngritur edhe një pistë tjetër hetimi, duke pohuar se viktima kishte pasur konflikt të mëparshëm për motive familjare me një banor të fshatit, që i kishte marrë bashkëshorten dhe që, sipas tyre, e kishte goditur me sëpatë rreth një vit e gjysmë më parë.
Pas plagosjes, Ajredini u transportua fillimisht në spitalin e Korçës dhe më pas në Tiranë për trajtim më të specializuar. Ai qëndroi për 15 ditë në koma, ndërsa mjekët raportuan se ishte në gjendje shumë të rëndë. Pas disa përmirësimeve të përkohshme, gjendja e tij u rëndua sërish, duke sjellë vdekjen më 7 shtator 2025.

Policia dhe Prokuroria e Korçës kanë hapur hetim të plotë për të sqaruar rrethanat e vdekjes. Deri më tani janë shoqëruar dhe pyetur rreth 15 persona, përfshirë familjarë dhe banorë të fshatit Rëmbec. Që në momentin e ngjarjes, autoritetet kanë sekuestruar kamerat e sigurisë të vendosura në zonë, të cilat tashmë po administrohen dhe ekzaminohen nga ekspertët. Grupi i përbashkët hetimor, i përbërë nga Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Korçës, është aktualisht në pritje të raportit përfundimtar mjeko-ligjor, i cili pritet të përcaktojë nëse vdekja e Jorgo Ajredinit ka qenë aksidentale apo është pasojë e një akti kriminal.
Familjarët e viktimës kërkojnë zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe ndëshkimin e autorit, duke këmbëngulur se: “Nuk e ka goditur kali, 1000%. Dua të vërtetën. Policia s’ka bërë asgjë deri tani.”

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme