Sociale 8 September 2025, 16:16 Nga VNA

Policia publikon planin e masave për ndeshjen “Shqipëri – Letoni”: Rrugët që do të bllokohen dhe rregullat për tifozët

Ndaje në Whatsapp
Policia publikon planin e masave për ndeshjen “Shqipëri –

Policia e Shtetit ka bërë të ditur planin e posaçëm të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas ndeshjes ndërkombëtare të futbollit “Shqipëri – Letoni”, e cila do të zhvillohet më 9 shtator 2025, në orën 20:45, në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë. Për këtë ndeshje, autoritetet kanë parashikuar një sërë masash, duke filluar nga shoqërimi dhe sigurimi i futbollistëve të ekipit të Letonisë nga aeroporti i Rinasit deri në hotel dhe stadium, si dhe kthimi i tyre pas përfundimit të ndeshjes. Ndërkohë, futbollistët e ekipit shqiptar do të mbahen nën mbikëqyrje dhe sigurim gjatë qëndrimit në stadium. Para dhe brenda stadiumit do të kryhen kontrolle të hollësishme për të parandaluar hyrjen e personave të paautorizuar, si dhe futjen e sendeve të ndaluara dhe lëndëve piroteknike. Policia do të organizojë shërbime për garantimin e rendit publik jo vetëm pranë stadiumit, por edhe në të gjithë qytetin e Tiranës, duke siguruar gjithashtu kalimet e shërbimeve të emergjencës dhe menaxhimin e trafikut rrugor përpara, gjatë dhe pas ndeshjes.

Për mbarëvajtjen e aktivitetit, Policia e Shtetit ka bashkëpunuar me Federatën Shqiptare të Futbollit, UEFA-n, Gardën e Republikës, Policinë Bashkiake, Shërbimin Zjarrfikës, shoqëritë private të sigurisë, spitalet dhe qendrat shëndetësore, si dhe me personelin e sigurisë të ekipit të Letonisë, në funksion të rritjes së standardeve të sigurisë.
Si pjesë e masave të trafikut, më 9 shtator nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes, disa rrugë kryesore do të jenë të bllokuara, përfshirë Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi pranë Presidencës drejt sheshit “Nënë Tereza”, rrugën “Papa Gjon Pali i II”, rrugën “Dervish Hima”, rrugën “Asim Zeneli”, rrugën “Themistokli Gërmenji”, rrugën “Gjergj Filipi”, rrugën “Lekë Dukagjini” deri tek stadiumi, rrugën “Faik Konica” dhe rrugën “Skerdilajd Llagami”. Për të lehtësuar lëvizjen e tifozëve, janë vendosur zona të veçanta parkimi për autobusët dhe automjetet personale, sipas rajoneve nga të cilat vijnë tifozët.
Policia ka njoftuar se do të kryejë kontrolle të imtësishme ndaj tifozëve për të parandaluar hyrjen e sendeve të ndaluara, përfshirë banderolat me përmbajtje raciste, fishekzjarrët, flakadanët dhe lëndët piroteknike. Gjithashtu, do të përdoren pajisje anti-dronë për të rrëzuar çdo dron të ngritur mbi stadium.
Autoritetet bëjnë apel për respektimin e ligjit, duke paralajmëruar se hyrja në fushë nga persona të paautorizuar, hedhja e sendeve të forta ose përdorimi i lëndëve piroteknike dënohen me gjoba ose burgim sipas Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Gjithashtu, dhuna ndaj sportistëve, trajnerëve ose arbitrave për shkak të veprimtarisë sportive dënohet me burgim, veçanërisht në raste të përsëritura.
Hyrja e tifozëve në stadium do të fillojë në orën 18:00, ndërsa Policia u bën thirrje qytetarëve që të mos publikojnë biletat e blera në rrjete sociale, pasi çdo biletë është personale dhe e pajisur me barcode, duke garantuar që çdo tentativë për të hyrë me biletë të falsifikuar ose të dublikuar të identifikohet menjëherë. Çdo shkelje ligjore duhet të denoncohet menjëherë në numrin 112.
Për mbarëvajtjen e aktivitetit, Policia e Shtetit ka angazhuar qindra punonjës, të cilët do të garantojnë rendin dhe sigurinë publike, si dhe do të ofrojnë ndihmë dhe informacion për tifozët, me qëllim që ndeshja të zhvillohet pa incidente dhe në interes të imazhit të vendit.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme