Sociale 8 Shtator 2025, 13:17 Nga VNA

Aksioni për hapësirat publike amniston zyrtarët përgjegjës për mbrojtjen e tyre

Ndaje në Whatsapp
Aksioni për hapësirat publike amniston zyrtarët

Në gjashtë muajt e fundit, Policia e Shtetit ka konstatuar mijëra raste të ndërtimeve të paligjshme dhe pushtimit të tokës, por zyrtarët e proceduar për shpërdorim detyre numërohen me gishtat e dorës – ç’ka tregon sipas juristëve mungesën e seriozitetit në zbatimin e ligjit.

Thuajse çdo ditë, kryeministri Edi Rama poston video nga aksionet e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit për çlirimin e hapësirave publike dhe trotuareve nga tendat e lokaleve me shënime të llojit “S’ka pushim” apo “Ecim pa ndalim”.

Që prej fillimit të korrikut, aksioni i IMT ka konstatuar dhe prishur me mijëra raste të tilla të paligjshme, por vetëm një përqindje e vogël e tyre janë shoqëruar me procese ligjore, ndërkohë që numri i procedimeve për nëpunësit publikë që kanë për detyrë të ruajnë territorin numërohen me gishtat e dorës.

Sipas të dhënave që BIRN siguroi nga Policia e Shtetit, nga 1254 raste të ndërtimit të paligjshëm të konstatuara gjatë periudhës gjashtë mujore 20 shkurt- 20 gusht, vetëm 378 raste i përkasin periudhës së aksionit për çlirimin e hapësirave publike.

Ndërsa për veprën penale të pushtimit të tokës janë konstatuar 324 raste për periudhën 6-mujore, nga të cilat 182 raste i përkasin muajve korrik dhe gusht.

Sipas Policisë së Shtetit, 1305 persona janë proceduar në gjashtë muaj, nga të cilët 36 janë arrestuar dhe 32 janë shpallur në kërkim policor. Rreth 28% e të proceduarve i përkasin peridhës korrik -20 gusht; respektivisht me 377 të proceduar, nga të cilët 21 janë arrestuar dhe 14 janë shpallur në kërkim.

Mbrojtja e territorit garantohet me ligj dhe institucionet përgjegjëse kryesore që kanë si funksion mbrojtjen e pronës publike dhe moslejimin, parandalimin apo konsatimin e ndërtimeve të paligjshme dhe pushtimit të tokës, janë Inspektoriatet e Mbrojtjes së Territorit pranë bashkive.

Megjithatë, të dhënat e Policisë së Shtetit tregojnë se për veprën penale të shpërdorimit të detyrës gjatë kësaj periudhe janë konstatuar vetëm tre raste, me tre persona të arrestuar dhe tre të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Një javë më pare, Policia arrestoi një punonjës të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Tiranës dhe procedoi dy të tjerë, pasi u akuzuan se kërkuan 100 mijë lekë ryshfet në këmbim të lejimit të mbajtjes së tendave. Ndërkohë, Agjencia e Mbikqyrjes Policore njoftoi më 3 shtator se kishte arrestuar një shtetas për ndërtim të paligjshmën në zonë të mbrojtur në Tropojë dhe se ishte proceduar një punonjës policie dhe një punonjës i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura me dyshimin e shpërdorimit të detyrës.

Juristët vlerësojnë se këto të dhëna tregojnë mungesë serioziteti në zbatimin e ligjit sa i përket anashkalimit të përgjegjësisë së funksionarëve shtetërore me hapësirat publike.

“Zbatimi i ligjit me fushatë dhe në mënyrë selektive është shumë e rrezikshme për dy arsye: mungesën e sigurisë juridike për qytetarin që lejohet të futet në paligjshmëri duke shpërdoruar pasurinë e tij, dhe së dyti edukon zyrtarin të sillet si vasal i shefit të tij, jo i ligjit,” i tha BIRN avokati Eugen Beçi.

“Nëse nuk është fushatë për propagandë, kjo fushata e prishjes së mijëra ndërtimeve pa leje, i bie që të jetë tregues i dështimit total të të gjitha institucioneve që kontrollojnë territorin dhe lista e personave që kanë shpërdoruar detyrën duhet të jetë jo 7 apo 8 zyrtarë, por qindra të tillë,” përfundoi ai.

BIRN 

 

Video

Cikloni “Harry” ka goditur ishullin e Siçilisë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme, të cilat sipas guvernatorit Renato Schifani arrijnë 720 milionë euro. Qeveria rajonale ka shpërndarë menjëherë 70 milionë euro për të përballuar emergjencat më urgjente. Situata e rëndë ndikohet nga reshje të vazhdueshme dhe dallgë deri në 9 metra, duke dëmtuar infrastrukturën, pasuritë arkeologjike dhe zonat bregdetare. Në Sardenjë, dëmet e shkaktuara nga moti i keq vlerësohen gjithashtu në qindra milionë euro, ndërsa autoritetet kërkojnë mbështetje shtesë financiare nga qeveria në Romë.

Policia në Long Island iu përgjigj një alarmi për vjedhje në një bankë, por në vendngjarje u përball me një situatë të pazakontë. Një dre ishte futur brenda godinës pasi kishte thyer një nga dritaret, duke shkaktuar dëme të shumta dhe duke mbetur e bllokuar brenda. Pas ndërhyrjes, efektivët arritën ta kapnin drerin në mënyrë të sigurt dhe ta nxirrnin jashtë përmes dritares së thyer.

Glauk Olldashi: Kujdes me ata që përzgjidhni për të folur në Foltore. Disa prej tyre kanë qenë tapë!

Nga Brukseli, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez bëri me dije se vendi i tij nuk do t’i bashkohet nismës amerikane "Bordi i Paqes", pasi “është jashtë kornizës së OKB-së dhe nuk ka përfshirë Palestinën”. Videocredits: DW

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme