Sociale 19 Shtator 2025, 19:33 Nga VNA

‘Popeye Intelligence’, vendimmarrja me kuti

Ndaje në Whatsapp
‘Popeye Intelligence’, vendimmarrja me kuti

Nga Fatos Fico*

Të gjithë e dimë historinë me spinaqin, një shkencëtar i shekullit të 19-të vendos një presje dhjetore gabim dhe si me magji spinaqi shndërrohet në një super-ushqim me përmbajtje hekuri dhjetë herë më të lartë. Për dekada, kjo “e vërtetë” ndërtoi dietat tona për sa më shumë spinaq dhe i dha jetë personazhit të famshëm, Popeye, the Sailor (i njohur në Shqipëri si Braccio di Ferro). Ironia më e madhe? Edhe vetë historia e presjes së gabuar është një mit—një gënjeshtër e bukur e ndjekur nga një tjetër gënjeshtër.

Sot, ndërsa të gjithë e kudo po e përdorim gjithmonë e më shumë, e madje po qëndrojmë edhe në pragun e qeverisjes së ndihmuar nga Inteligjenca Artificiale (AI), ky mit i vjetër nuk është thjesht një anekdotë historike. Ai është një paralajmërim. Premtimi për vendimmarrje a qeverisje efikase të bazuar tek të dhënat e mëparshme fsheh një grackë: rrezikun e asaj që mund ta quajmë “Popeye Intelligence” – Popeye, personazhi vizatimor amerikan i shekullit të 20-të, marinari që fitonte forcë mbinjerëzore dhe një siguri të mbinatyrshme sa herë që konsumonte një kuti me spinaq. Në mënyrë të ngjashme, vendimmarrja dhe qeverisja mund të fitojë një ndjenjë të rreme force dhe vendosmërie absolute duke u bazuar tek të dhënat e paketuara bukur që i serviren nga një sistem AI.

Procesi është i thjeshtë dhe ka katër hapa.

Hapi 1: Fusha me “spinaq” të gabuar, të dhënat ekzistuese

Inteligjenca Artificiale nuk është një orakull i së vërtetës; ajo është një pasqyrë e të dhënave me të cilat ushqehet. Ushqimi i saj është interneti dhe bazat e të dhënave ekzistuese – një fushë gjigante, e paorganizuar, plot me “spinaq” të të gjitha llojeve. Ky “spinaq dixhital” përmban paragjykime shoqërore, statistika të vjetruara, studime të hedhura poshtë, lajme të rreme dhe pafundësi “gabimesh në presje” të kohëve moderne. Për kontekstin shqiptar, ku të dhënat e strukturuara dhe të verifikuara janë edhe më të pakta, ky problem është edhe më akut.

Hapi 2: “Kutia e spinaqit”, raporti i përpunuar nga AI

Detyra e një sistemi AI nuk është të dallojë të vërtetën nga gënjeshtra, por të ndërtojë përgjigje e modele. Ai merr gjithë informacionin e papërpunuar, kontradiktor dhe shpesh të gabuar, dhe e përpunon. E filtron, e analizon dhe e paketon në një formë të pastër: një raport, një grafik, një përmbledhje politikash. Ky produkt final është “kutia e spinaqit”. Ajo është e lustruar, e vulosur dhe duket plotësisht objektive. Ajo e fsheh mjeshtërisht cilësinë e dobët të lëndës së parë dhe i paraqet konkluzionet e saj me një siguri matematike saqë asnjë ekspert njerëzor nuk do të guxonte ta kundërshtonte.

Hapi 3: Krijimi dhe konsumi i “Popeye Intelligence”

Këtu fillon rreziku i vërtetë. Një vendimmarrës, një biznesmen, apo dhe një student i joshur nga premtimi i një vendimmarrjeje të shpejtë dhe “shkencore”, e bën të tijën këtë “kuti spinaqi”. Përballë kompleksitetit të një vendimmarrjeje dhe presionit për të marrë vendime shpejt, ky raport i paketuar nga AI duket një shpëtim – jo vetëm një rrugë e shkurtër dhe e shpejtë, por sepse ai ofron justifikimin perfekt për të anashkaluar pjesën më të vështirë të vendimmarjes: përgjegjësinë personale dhe menaxhimin e paqartësisë. Makina ofron një “po” ose “jo” definitive, duke e liruar vendimmarrësin nga barra e dyshimit.

Në momentin që një përdorues e pranon këtë produkt si një fakt të pakundërshtueshëm, lind “Popeye Intelligence”, ose forca dhe vendosmëria që një vendimmarrës fiton duke u bazuar te të dhëna ‘të gabuara’, por të paketuara bukur nga një makinë. I armatosur me këtë siguri artificiale, vendimmarrësi, biznesmeni, studenti, del përpara publikut, aksionerëve, klasës dhe shpall një veprim të ri, një zgjidhje të re, një politikë të re, jo si një propozim, por si të vetmen zgjidhje logjike. Ai ndihet i fortë, vizionar dhe i pagabueshëm. Ai ndihet si Popeye (Braccio di Ferro).

Hapi 4: Pasojat e forcës së iluzionit

Imagjinoni një vendimmarrës ose biznesmen të pyesë AI-në: “Ku duhet të investojmë për të rritur të ardhurat/mirëqenien?” Duke u bazuar në të dhënat online, AI mund të rekomandojë ndërtimin e një resorti luksoz sepse turizmi gjeneron më shumë “zhurmë” dixhitale në vend të një shkolle rajonale. Një vendim me “Popeye Intelligence” do ta shpallte këtë si një projekt strategjik të bazuar në të dhëna, ndërkohë që në realitet ka injoruar një nevojë jetike shoqërore. Vendimi duket i fortë, por është joreal, sepse është i shkëputur nga realiteti njerëzor.

Rreziku më i madh i integrimit të AI në vendimmarrje, studime, qeverisje, etj. nuk është një skenar hollivudian ku makinat marrin pushtetin. Është një grackë shumë më dinake, ku ne, njerëzit, dorëzojmë vullnetarisht gjykimin tonë kritik përballë joshjes së një sigurie artificiale.

Sfida nuk është nëse duhet përdorur AI, por si. AI eshte treguar një mjet ekselent për të zbuluar te reja në mjekësi, për të optimizuar rrjetet energjetike, e ne shume fusha te tjera, AI ka një potencial të jashtëzakonshëm. Por, rreziku i ‘Popeye Intelligence’ lind pikërisht në momentin kur mjeti kthehet në orakull, dhe analiza kthehet në urdhër. A do të përdoret ai si një “kuti e zezë” vendimmarrëse, së cilës i besohet verbërisht, apo si një mjet transparent që ndihmon ekspertët njerëzorë të analizojnë kompleksitetin dhe të dhënat e shumta pa i fshehur ato?

Përpara se të nxitojmë drejt një të ardhmeje të menaxhuar nga algoritmet, duhet të kujtojmë mësimin e thjeshtë të një kutie spinaqi: ajo që duket si burim force, shumë shpesh mund të jetë thjesht një mit i paketuar bukur. Udhëheqja e vërtetë nuk vjen nga konsumimi i të dhënave të përpunuara, por nga mençuria për të ditur se kur duhet të vësh në dyshim vetë makinën./monitor

Video

Një breshkë e llojit Caretta caretta është gjetur e ngordhur në bregdet, me dëmtime të rënda në pjesën e kokës. Dyshohet se ajo është goditur nga helikat e një anijeje, duke pësuar plagë serioze që i kanë shkaktuar ngordhjen. Breshka është konstatuar nga qytetarë që ndodheshin pranë bregut të detit.

Në Libanin jugor, dronët-bombë të Hezbollah po krijojnë probleme serioze për ushtrinë izraelite. Pamjet tregojnë një sulm ndaj një helikopteri Blackhawk që kishte shkuar për të marrë të plagosurit nga një pritë me dronë, ku një ushtar u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën. Teksa helikopteri po ulej, dy dronë u afruan dhe shpërthyen pranë tij, ndërsa ushtarët izraelitë hapën zjarr për t’i rrëzuar. Hezbollah thuhet se po shton përdorimin e këtyre dronëve, ndaj të cilëve Izraeli ende nuk ka kundërmasa efektive.

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Një 89-vjeçar ka hapur zjarr këtë të martë në qendër të Athinës, duke plagosur disa persona në dy sulme të njëpasnjëshme. Autori qëlloi fillimisht në një zyrë të sigurimeve shoqërore dhe më pas brenda një godine gjykate. Policia ka gjetur armën e krimit, një pushkë gjahu, dhe ka nisur një operacion masiv për kapjen e autorit. Ndërsa të plagosurit ndodhen në spital.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme