Sociale 18 September 2025, 07:28 Nga VNA

OBSH ngre alarmin: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapodiplomuar

Ndaje në Whatsapp
OBSH ngre alarmin: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit

Emigrimi i mjekëve shqiptarë po shndërrohet në kërcënimin kryesor për funksionimin e sistemit shëndetësor. Të dhënat e fundit në një publikim të Organizatës Botërore Shëndetësisë (OBSH) mbi sfidat e vendeve në zhvillim për forcën e punës në shëndetësi tregojnë se mesatarisht rreth 150 mjekë planifikojnë të largohen çdo vit nga Shqipëria, një shifër që pothuajse barazohet me numrin vjetor t të diplomuarve në universitetin e vetëm publik të mjekësisë në vend. Praktikisht, çdo brez i sapodiplomuar rrezikon të emigrojë menjëherë pas marrjes së diplomës.

Sipas të dhënave të përbashkëta OBSH-së stoku i mjekëve të trajnuar në Shqipëri që punonin në 38 vende të huaja arriti në 1060 në vitin 2020, ndërsa vetëm Gjermania numëronte 988 mjekë shqiptarë në 2021, nga 149 në vitin 2013, një rritje mbi gjashtëfish.

Ky fluks lidhet me politikat gjermane pas vitit 2015, që njohën diplomat e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ofruan procedura të shpejta punësimi.

Numri i Certifikatave të Mirëqenies Profesionale, dokumenti i domosdoshëm për punë jashtë që lëshohet nga urdhri i mjekut në Shqipëri është rritur vazhdimisht nga 2013 deri në 2023, thekson studimi i OBSH-së.

Një anketë online me mjekë shqiptarë jashtë vendit tregon se 73.6% janë 25–40 vjeç, me një shpërndarje pothuaj të barabartë gjinore. Pjesa më e madhe është e martuar, shpesh me jo-shqiptarë, duke e ulur mundësinë e rikthimit.

Sipas studimeve të Gëdeshi – King rreth 22% e mjekëve të trajnuar në Shqipëri punojnë sot jashtë, ndërsa emigracioni i infermierëve ka ndjekur një rrugë të ngjashme, ku mes 2010–2019 janë larguar 2246 profesionistë, kryesisht drejt Italisë e Gjermanisë.

Largimi i mjekëve po dobësojnë me tej kapacitetet për të ofruar shërbime shëndetësorë. Në vitin 2019, Shqipëria regjistronte numrin më të ulët të mjekëve për 1 000 banorë në Ballkanin Perëndimor dhe të dytin më të ulët për infermierë.

Migrimi i brendshëm drejt Tiranës e thellon mungesën e stafit në spitalet periferike, duke e bërë pothuajse të pamundur garantimin e shërbimeve në zonat rurale.

Qeveria ka aplikuar rritje pagash, ku për mjekët specialistë arrijnë 1 600 euro në muaj bruto, ndërsa mjekët e përgjithshëm përfituan 1200 euro në muaj në 2024 dhe infermieret gati 800 euro. Megjithatë, diferenca mbetet e thellë, pasi një infermier në Gjermani fiton rreth 2 900 euro bruto, më shumë se trefishi i Shqipërisë.

Me 45–50% të studentëve të mjekësisë ende të pavendosur për të ardhmen dhe Gjermaninë si destinacion kryesor, ekspertët paralajmërojnë se emigrimi do të vazhdojë. Përpjekjet për të përmirësuar kushtet e punës dhe për të krijuar stimuj kthimi do të jenë vendimtare për të shmangur boshatisjen e mëtejshme të spitaleve shqiptare, vëren studimi i OBSH-së./ Monitor

 

 

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme