Sociale 17 September 2025, 21:35 Nga VNA

Projektligji për barazinë gjinore përballet me fushatë dezinformimi

Ndaje në Whatsapp
Projektligji për barazinë gjinore përballet me fushatë

Projektligji për Barazinë Gjinore ka nxitur debate të shoqëruara me narrativa dezinformuese, ndërsa organizatat e shoqërisë civile dhe aktivistët theksojnë rëndësinë e tij për luftën kundër diskriminimit dhe stereotipeve.

Organizatat e shoqërisë civile kanë mbështetur fuqishëm implementimin e projektligjit “Për barazi gjinore në Shqipëri”, dhe në veçanti përdorimin e termit “gjini” në vend të termave klasikë “burrë-grua”.

Aktivistët në mbrojtje të të drejtave të njeriut e konsiderojnë këtë projektligj një hap të domosdoshëm drejt standardeve evropiane, duke e quajtur atë një instrument kundër diskriminimit dhe stereotipeve.

“Përdorimi i termit ‘gjini’ është i përafruar me acquis të Bashkimit Evropian, me Konventën për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave (CEDAW) dhe me Konventën e Stambollit, duke garantuar që Shqipëria ecën krah për krah me vendet më progresive evropiane”, shprehet qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim”.

Qëllimi parësor i këtij projektligji është të sigurojë të drejtën e çdo individi për barazi gjinore dhe mbrojtje efektive nga diskriminimi mbi bazë gjinore si në jetën publike ashtu edhe private.

Gjithashtu ai synon të përcaktojë autoritetet përgjegjëse për nxitjen e barazisë gjinore dhe detyrat e tyre për implementimin e kësaj barazie, specifikisht ministrinë përgjegjëse për çështjet e barazisë gjinore, në bashkëpunim edhe me Kuvendin e Shqipërisë, Këshillin e Ministrave, si edhe institucionet e tjera të pavarura në vend.

Ines Leskaj, drejtuese ekzekutive e Rrjetit për Fuqizimin e Gruas në Shqipëri i tha BIRN se ky ligj është një nevojë për vendin tonë dhe shoqërinë.

“Kemi lobuar prej vitesh për këtë ligj për shkak të problematikave që nuk i mbulonte vetëm ligji i dhunës”, tha Leskaj për BIRN.

Gjithsesi, prej disa ditësh në disa media dhe portale online po qarkullojnë narrativa dezinformuese të mbështetura nga aktorë që mbrojnë familjen tradicionale, të cilët e kanë keqinterpretuar kornizën ligjore të kësaj iniciative.

Sipas Leskaj, kjo valë dezinformimi është një narrativë e qëllimshme dhe duhet shmangur. Ajo theksoi se po qarkullojnë narrativa manipuluese që e trajtojnë ligjin sikur po sugjeron gjini të llojeve të ndryshme.

“Duhet bërë e qartë për publikun që kjo është një strategji dezinformimi e qëllimshme. Duhet shpjeguar që ligji synon thjesht përparimin e barazisë gjinore”, shtoi drejtoresha e Rrjetit të Fuqizimit të Gruas.

Edhe Xheni Karaj, aktiviste e të drejtave të njeriut dhe komunitetit LGBTI, thekson se vala e dezinformimit lidhur me këtë projektligj duhet sqaruar.

“Përmbajtja e projektligjit nuk shpik gjini të reja. Koncepti ‘gjini’ e shumëfishtë nuk ekziston në këtë projektligj dhe nuk është një koncept ligjor”, shkruan Karaj në reagimin e saj zyrtar.

“Përkufizimi i gjinisë synon vetëm të mbrojë qytetarët nga diskriminimi mbi baza gjinore, pavarësisht çdo karakteristike personale të tyre”, përfundoi Karaj./BIRN/

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme