Sociale 19 September 2025, 12:54 Nga VNA

Planet e mazhorancës për të kufizuar praninë e gazetarëve në Kuvend, organizatat për lirinë e medias letër Peleshit

Ndaje në Whatsapp
Planet e mazhorancës për të kufizuar praninë e

Organizatat më me zë të lirisë së medias – SafeJournalists Network (SJN), partnerët e Media Freedom Rapid Response (MFRR), Reporterët pa Kufij (RSF) – së bashku me 14 organizata të shoqërisë civile dhe mediave nga Shqipëria, i kanë dërguar një letër të hapur Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshit.

Letra paralajmëron se heqja e filmimeve të pavarura dhe kufizimi i kontakteve të gazetarëve me deputetët vetëm në një hapësirë të kontrolluar do të ishte një hap i rrezikshëm prapa për transparencën dhe llogaridhënien publike

Reagimi

Ne, rrjeti SafeJournalists, së bashku me partnerët e Media Freedom Rapid Response (MFRR), Reporterët pa Kufij (RSF) dhe organizatat për lirinë e medias në Shqipëri, iniciuam dhe dërguam një letër të hapur drejtuar Kryetarit të Parlamentit të Shqipërisë, Niko Peleshi.

Në letër, ne shprehim shqetësimet serioze lidhur me propozimet e shumicës parlamentare për të kufizuar qasjen e gazetarëve në Parlament. Ndryshimet e raportuara përfshijnë heqjen e filmimeve të pavarura në sallën plenare, duke i zëvendësuar ato me një transmetim zyrtar unik, si dhe kufizimin e ndërveprimeve të medias me deputetët vetëm në një zonë të përcaktuar “doorstep”.

Bëjmë thirrje se kufizime të tilla do të ulnin llogaridhënien, do t’i privonin qytetarët nga qasja e pavarur në informacion dhe do të përbënin një hap pas të madh për lirinë e shtypit. Ne theksojmë se Parlamenti mbetet një nga hapësirat e pakta ku gazetarët mund t’i drejtojnë pyetje drejtpërdrejt përfaqësuesve politikë, pasi zyrtarët qeveritarë dhe deputetët e shumicës rrallëherë mbajnë konferenca për shtyp ose marrin pjesë në debate të pavarura.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme