Sociale 18 Shtator 2025, 09:53 Nga VNA

Transformimi i qendrës historike në Durrës vjen me kosto të lartë për pronarët

Ndaje në Whatsapp
Transformimi i qendrës historike në Durrës vjen me kosto të

Bulevardi “Epidamn”, që lidh Bashkinë e Durrësit me hyrjen e portit, u ndërtua rreth një shekull më parë, pas tërmetit të rëndë të vitit 1926. Rruga ndërroi disa herë emër, por është ngulitur në memorien e banorëve të Durrësit si “Rruga Tregtare” për shkak të dyqaneve në të dy anët e saj. Si pjesë e qendrës historike, bulevardi “Epidamn” do t’i nënshtrohet një projekti rijetëzimi  të njohur si TID Durrës, i cili po realizohet përmes një marrëveshje bashkëpunimi mes Fondit Shqiptaro- Amerikan të Zhvillimit, Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë së Durrësit.

Por projekti ka shkaktuar shqetësime, pasi parashikon të prekë dhjetra prona private dhe t’i shpronësojë ato me vlera poshtë çmimit të tregut. Qeveria ka lëvruar një shumë të përgjithshme prej 315,5 milionë lekësh, të cilat do t’i shërbejnë shpronësimit të një grupi prej 74 familjesh. VKM e fundit përcakton se banesat ndodhen kryesisht në të dy anët e bulevardit “Epidamn”. Elona Duma, e cila menaxhon bashkë me familjen një biznes të vogël suveniresh është e shqetësuar.

“Dyqanin tonë njëkatësh do ta prishin, se do të bëjnë një lulishte dhe bashkë me ne një farmaci që ndodhet pranë,” tha Duma për BIRN.

“Do ta ndjekim deri në fund, deri në Hagë,” thotë ajo në inat e sipër dhe më pas vetëkorigjohet: Në Strasburg do të shkojmë e do ta kërkojmë, se pse kjo është pronë dhe askush prej nesh nuk e dinte që ishim pjesë e prishjeve”. Urbanisti Artan Kacani, i cili është njohur me projektin TID, i tha BIRN se në gjysmën e bulevardit është parashikuar ndërtimi i një rotonde të madhe me lulishte, ndërsa më thellë në lagje, ngritja e një superparkimi, kryesisht për automjetet për hotelet e zonës përreth.

Kacani kritikon pushtetin vendor, pasi sipas tij e ka hartuar shprehjen e interesit publik pas shpalljes së projektit TID dhe kuotave financiare të shpronësimeve. Në bizneset e bulevardit, prishjet e ardhshme tashmë janë kthyer në kryefjalë. Një grua që menaxhon një bar në fund të rrugës, i tha BIRN se i duhet të gjejë një banesë tjetër me qira, ngaqë ajo që ndodhet pranë biznesit do të prishet. Ndërkaq, një grua tjetër tha se do ta kishte të vështirë të priste turistë në kohën e prishjeve dhe ndërtimeve.

Përveç bulevardit, projekti TID parashikon ndërhyrje në arenën dhe galeritë e amfiteatrit, pranë Torrës Veneciane të saporestauruar si dhe muret bizantine. “Deri tani nuk ka patur asnjë lëvizje konkrete,” i tha BIRN Ed Berdaku, një banor që pret zgjidhjen që do t’i japë drejtësia problematikës së tij. “Edhe pse mjaft familjarë nga grupi i parë i kanë tërhequr shifrat financiare të shpronësimeve, ata nuk kanë dalë nga banesat e vjetra,” shtoi ai.

Berdaku thekson se ishte më e mirë zgjidhja e viteve ’70, kur mbi 50 familje që jetonin mbi amfiteatër u transferuan nga shteti i atëhershëm në pallatet pranë. “Tani të gjithë ankohen se shpërblimi për shpronësim është sa gjysma e shifrës së tregut, dhe askush nuk  mund të blejë një shtëpi të mirë qoftë edhe në periferi, pasi kanë banuar për shumë kohë në mes të qytetit”.

Anëtari i Këshillit Bashkiak, Jon Myshketa thotë gjithashtu se shifrat e kompensimit janë shumë të ulëta dhe i dëmtojnë banorët. “Shifrat e ulëta të kompensimit për shpronësimët si gjithmonë janë thembra e Akilit për banorët,” tha Myshketa, ndërsa shtoi se ai vetë i ka kundërshtuar publikisht ato. Ndërkaq, sipas tij, bashkia e Durrësit ka vënë në dispozicion të  qeverisjes qendrore listat e kryefamiljarëve, banesat e të cilëve preken nga prishjet. Ed Berdaku e sheh mjaft të rëndësishëm rolin e bashkisë për zgjjidhjen e problematikës sociale të krijuar.

“Bashkia sipa ligjit, përfiton tre përqind të vlerës për ndërtimet e reja. Për një qytet si Durrësi, qeveria lokale ka një shumë të mirë në dorë për të sistemuar në pallatet e ndërtuara më parë familjet që do të largohen nga zona e ndërhyrjeve të këtij projekti,” përfundoi ai./BIRN/

Video

Dhjetëra qytetarë të Lezhës janë mbledhur në sheshin kryesor të qytetit për të përkujtuar 25-vjeçaren Xhuana Nikollaj nga Shëngjini. Pjesëmarrësit ndezën qirinj dhe vendosën lule pranë fotografisë së saj, duke shprehur dhimbjen për humbjen e të resë dhe solidaritetin me familjen në këtë moment të vështirë. E reja dyshohet se i dha fund jetës pas një periudhe të vështirë personale dhe dhunës nga ish-bashkëshorti i saj. Ngjarja ka shkaktuar reagime dhe debat në opinionin publik, ndërsa qytetarët kërkuan më shumë vëmendje dhe mbështetje institucionale për rastet e dhunës në familje.

Një grup prej rreth 20 grabitësish të maskuar realizuan një grabitje në dyqanin e bizhuterive “Kumar” në Kaliforni, duke marrë mallra me vlerë mbi 1.4 milion dollarë brenda rreth 70 sekondash. Sipas autoriteteve, grabitësit thyen vitrinat me çekiçë dhe morën rreth 75–80% të bizhuterive të ekspozuara, para se të largoheshin me automjete që i prisnin jashtë. Policia arrestoi katër të rinj të moshës 19–20 vjeç pasi ndaloi një prej automjeteve të përdorura për arratisje, ndërsa hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë vijojnë.

Pse vetëm Rama do bëjë aeroporte?

Unë jam Ambrozia Meta që t’i gërric nervat…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme