Sociale 19 September 2025, 17:57 Nga VNA

Ndahet nga jeta në moshën 84-vjeçare Abdi Baleta

Ndaje në Whatsapp
Ndahet nga jeta në moshën 84-vjeçare Abdi Baleta

Është ndarë nga jeta në moshën 84 vjeçare Abdi Baleta, një nga figurat publike më të spikatura të tranzicionit shqiptar. I njohur si diplomat dhe më pas si politikan e deputet, Baleta ka lënë pas një trashëgimi të gjerë intelektuale dhe publike.

Në vitet e para pas rënies së komunizmit ai u bë një nga zërat më të fortë në mbrojtje të çështjes kombëtare dhe interesave të shqiptarëve në rajon. Në politikë, Abdi Baleta njihej për qëndrimet e tij të drejtpërdrejta dhe shpesh të papajtueshme me kompromiset e ditës. Përkrahësit e shihnin si një figurë të pakompromis, kritik të hapur dhe të palodhur për çështjet që besonte.

Përtej karrierës publike, familja e kujton si një burrë të thjeshtë e të drejtë, bashkëshort dhe baba të përkushtuar, që u mësoi fëmijëve me shembullin e tij dashurinë për familjen dhe vendin.

Kujtimi i Abdi Baletës do të mbetet i bekuar si për ata që e njohën nga afër, ashtu edhe për publikun që e njohu përmes zërit të tij kritik dhe të vendosur.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme