Sociale 18 September 2025, 15:40 Nga VNA

Që të sigurosh një dhomë në konviktet e Qytetit Studenti, nuk mjafton të jesh student, por duhet edhe një mik

Ndaje në Whatsapp
Që të sigurosh një dhomë në konviktet e Qytetit

Në Shqipëri nuk mjafton të jesh student për të siguruar një vend në konvikt; duhet edhe të kesh një mik. Dhe nëse nuk ke një të tillë, të pret dhuna nga shteti. Pas skandalit të regjistruar në konviktet e Fakultetit të Mjekësisë, një tjetër ngjarje tronditëse ka ndodhur në Qytetin Studenti. Një video që qarkullon në rrjetet sociale tregon momentet kur studentë të dëshpëruar shtyhen nga policia, pasi kanë pritur deri në orën 03:00 të mëngjesit për të përfituar një dhomë konvikti.

Në vend që të përballen me një proces të drejtë dhe transparent, studentët trajtohen si të padëshiruar në vendin e tyre. Sipas denoncimeve, vetëm 10 persona kanë përfituar dhoma, ndërsa dhjetëra të tjerë janë përzënë pa asnjë shpjegim. Dera është mbyllur, ndërsa policia, në vend që të zgjidhë problemin, ka ndërhyrë për t’i shtyrë me forcë jashtë.

Qeveria vazhdon të mburret me fasadat në Qytetin Studenti, ndërsa korridoret e konvikteve janë kthyer në skena burokratike dhe padrejtësie. Për rastin nuk ka asnjë reagim nga Ministria e Arsimit apo Bashkia e Tiranës, ndërkohë që studentët, që për pak ditë fillojnë vitin akademik, nuk sigurojnë dot vendin ku do të qëndrojnë.

Kjo situatë është e përvitshme dhe, pavarësisht denoncimeve të njëpasnjëshme, ende nuk ka ndryshuar asgjë. Në një vend që po braktiset përditë nga të rinjtë, raste të tilla janë një gozhdë tjetër në arkivolin e shpresës se diçka do të ndryshojë.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme