Sociale 20 Mars 2026, 16:33 Nga VNA

Nafta në Shqipëri: çmimi ndër më të lartët në botë, ndërsa fuqia blerëse më e ulëta në Evropë

Ndaje në Whatsapp

Nafta në Shqipëri: çmimi ndër më të lartët

Tregu i karburanteve në Shqipëri vijon të mbetet një nga paradokset më të forta ekonomike në Evropë dhe në Botë. Sipas të dhënave të publikuara nga platforma ndërkombëtare Global Petrol Prices, në datën 16 mars 2026, Shqipëria renditej në vendin e nëntë në botë për çmimin më të lartë të naftës, me rreth 2.03 euro për litër.

Ky pozicion e vendoste vendin në të njëjtin nivel me ekonomi si Gjermania, Zvicra apo Lihtenshtejni, shtete me të ardhura shumë më të larta për frymë dhe me një fuqi blerëse shumëfish më të madhe se ajo shqiptare. Konkretisht, shqiptarët paguanin thuajse të njëjtin çmim për naftën si qytetarët e vendeve më të pasura në botë, por me paga disa herë më të ulëta.

Por situata është përkeqësuar edhe më tej.

Pas rritjes së fundit, çmimi i naftës në vend ka arritur në rreth 217 lekë për litër, ose 2.26 euro. Në këtë nivel, Shqipëria nuk është më thjesht në “top 10”, por hyn në grupin e 5 shteteve me çmimin më të lartë të naftës në botë, në një linjë me vende si Singapori apo Danimarka.

Një treg i shtrenjtë në një ekonomi të varfër

Ky është thelbi i problemit: Shqipëria nuk është një vend i shtrenjtë sepse është i pasur, por është i shtrenjtë pavarësisht se është i varfër. Dhe kjo e bën barrën mbi qytetarët dhe bizneset shumë më të rëndë.

Nafta në Shqipëri nuk është thjesht një produkt konsumi, ajo është një komponent kritik për çdo hallkë të ekonomisë: transportin, prodhimin, bujqësinë, shërbimet. Çdo rritje e saj përkthehet direkt në çmime më të larta për ushqimet, për shërbimet dhe për jetesën në tërësi.

Në një vend ku paga mesatare mbetet disa herë më e ulët se mesatarja e Bashkimit Evropian, ky nivel çmimi është jo vetëm i pajustifikueshëm, por edhe socialisht i rrezikshëm.

Ndërhyrja e vonuar e qeverisë

Vetëm pas këtij presioni të lartë dhe rritjeve të njëpasnjëshme, qeveria ka vendosur më në fund të ndërhyjë.

Masat e paralajmëruara përfshijnë: ngritjen e Bordit të Transparencës për të vendosur çmimin e shitjes me pakicë; si dhe uljen me 20% të akcizës së karburanteve.

Sipas përllogaritjeve, kjo pritet të sjellë një ulje të çmimit me 8–10 lekë për litër në pikat e shitjes.

Por këtu lind pyetja thelbësore: a mjafton kjo?

Në një treg ku çmimi është rritur mbi 200 lekë/litër, një ulje prej 8–10 lekësh është më shumë simbolike sesa reale. Ajo nuk ndryshon strukturën e problemit, por vetëm zbut përkohësisht efektin e tij.

Problemi nuk është vetëm çmimi, por modeli

Kriza e çmimit të naftës në Shqipëri nuk është episodike, është strukturore. Ajo lidhet me nivelin e lartë të taksave mbi karburantet; mungesën e konkurrencës reale në treg; transparencën e kufizuar në formimin e çmimit; varësinë totale nga importet.

Ndërhyrjet administrative si bordet e çmimeve apo uljet e pjesshme të taksave mund të japin efekt afatshkurtër, por nuk adresojnë thelbin: një treg që nuk funksionon në mënyrë të lirë dhe konkurruese.

Një kosto që paguhet çdo ditë

Në fund, barra bie mbi qytetarin. Çdo litër nafte i shtrenjtë është një faturë më e lartë transporti; një kosto më e lartë për biznesin; një çmim më i lartë për çdo produkt në raft.

Dhe kur kjo ndodh në një vend me fuqinë më të ulët blerëse në Evropë, efekti është shumëfish më i rëndë.

Shqipëria sot nuk është thjesht një nga vendet me naftën më të shtrenjtë në botë, është vendi ku kjo shtrenjtësi dhemb më shumë./Ekofin.al/

Nafta në Shqipëri: çmimi ndër më të lartët

Video

Kjo është magazina në fshatin Kurtaj të Peqinit me 4 mijë bimë hashashi në pronën e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa. Ai mohoi çdo lidhje me aktivitet të paligjshëm, duke thënë se banesën e administron vëllai i tij, Romario. Pas marrjes së dëshmisë, Hasa u la i lirë, por është pezulluar nga detyra derisa të sqarohet ngjarja. Ndërsa vëllai i tij u shpall në kërkim bashkë me 3 persona të tjerë. 2 prej tyre janë përgjegjës të OSHEE-së për Peqinin.

Nëse çmimet janë shumë të larta… mos blini parmigiano, blini djathë të bardhë - këshilla zemre nga kreu i Autoritetit të Konkurrencës.

Një incident i rrezikshëm u regjistrua mbrëmjen e kaluar në Haifa, ku një raketë e interceptuar u përplas pranë një automjeti. Sipas pamjeve të publikuara, objekti fillimisht shfaqet si një dritë në qiell dhe më pas bie me shpejtësi, duke shpërthyer shumë pranë një qytetari që po filmonte ngjarjen. Raportimet tregojnë se sulmet lidhen me përshkallëzimin e tensioneve në rajon, ku Pasdaran dyshohet se ka shënjestruar objekte strategjike si rafineritë, në përgjigje të bombardimeve mbi fusha gazi. Sistemet mbrojtëse ajrore ndërhynë duke shkatërruar raketat në fazën përfundimtare të trajektores së tyre. Megjithatë, ekspertët theksojnë se interceptimi nuk i shkatërron plotësisht raketat, por i copëton në fragmente të rrezikshme. Siç shihet edhe në video, këto mbetje bien në tokë me forcë dhe mbeten po aq kërcënuese për jetën e civilëve sa edhe vetë goditjet direkte.

Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, u detyrua të largohej nga xhamia Lakemba Mosque në Sydney gjatë namazit të Bajramit, pasi disa besimtarë filluan t’i bërtasin dhe ta akuzojnë si “mbështetës të gjenocidit”. Ngjarja lidhet me pakënaqësinë e një pjese të komunitetit mysliman ndaj qëndrimit të qeverisë australiane për luftën në Gaza dhe shqetësimet për rritjen e islamofobisë në vend. Kur besimi ne Zot është më i fortë se politika…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme