Sociale 20 March 2026, 15:36 Nga VNA

Ndonëse me vonesë, qeveria bindet se çmimi i karburanteve është i shtrenjtë. Paralajmëron uljen e akcizës

Ndaje në Whatsapp

Ndonëse me vonesë, qeveria bindet se çmimi i karburanteve

Ndonëse me vonesë, Këshilli i Ministrave ka njoftuar se do të ndërmarrë masa konkrete për stabilizimin e çmimeve të karburanteve në vend.

Mësohet se krahas ringritjes së Bordit të Transparencës ka ulur me 20% akcizën e karburanteve.

Por, sa përkthehet kjo ulje në vlerë.

Sot, akciza e karburanteve pa TVSH është rreth 40 lekë për litër pa TVSH. Një ulje e akcizës me 20%, nënkupton që ajo do të zbresë në 32 lekë për litër pa TVSH, pra një kursim për kompanitë prej 8 lekësh, që automatikisht duhet të përkthehet në një ulje të çmimit të karburantit me të paktën 8-10 lekë për litër, duke llogaritur dhe efektin e TVSH-së.

Gjatë ditës së djeshme, nafta u rrit në pikat kryesore të tregtimit të karburantit me 10-15 lekë për litër, duke arritur në 2014 lekë, niveli më i lartë që nga kriza e luftës Rusi-Ukrainë. Në bursa, nafta po tregtohet me 100 dollarë për fuçi.

Megjithatë, krahasuar me vendet e rajonit, masat e ndërmarra duken të vonuara dhe të pakta. Pas shumë monitorimeve, duket se qeveria më në fund pranoi se çmimet janë të larta dhe kërkojnë stabilizim.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme