Bota 20 March 2026, 18:07 Nga VNA

Raporti Botëror i Lumturisë 2026, Shqipëria e 86-ta në botë

Ndaje në Whatsapp

Raporti Botëror i Lumturisë 2026, Shqipëria e 86-ta në

Shqipëria renditet në vendin e 86-të në Raportin Botëror të Lumturisë për vitin 2026, pak pas Greqisë në vendin e 85-të dhe Bullgarisë në vendin e 84-të. Edhe këtë vit, vendet nordike dominojnë renditjen, por 2026 shënon një ndryshim të dukshëm, pasi për herë të parë një vend i Amerikës Latine, Kosta Rika, hyn në pesë vendet e para, duke regjistruar një rritje mbresëlënëse nga vendi i 23-të në vitin 2023 në të katërtin. Renditja, e përpiluar nga Gallup, Qendra e Kërkimeve të Mirëqenies së Oksfordit dhe Rrjeti i Zgjidhjeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së, bazohet në një mesatare tre-vjeçare të vlerësimeve të vetë njerëzve për jetën në 140 vende dhe merr parasysh faktorë si PBB-ja, mbështetja sociale, jetëgjatësia, liria për të marrë vendime, bujaria dhe perceptimet për korrupsionin.

Për të dytin vit radhazi, asnjë vend i madh anglishtfolës nuk gjendet në 10 vendet e para; Australia renditet e 15-ta, SHBA-ja e 23-ta, Kanadaja e 25-ta dhe Mbretëria e Bashkuar e 29-ta. Finlanda ka ruajtur vendin e parë për nëntë nga dhjetë vitet e fundit, ku banorët e atribuojnë mirëqenien e tyre sigurisë, besimit shoqëror dhe mundësisë që fëmijët të lëvizin të pavarur që në moshë të re. Përveç kësaj, cilësia e shërbimeve publike – veçanërisht në shëndetësi, arsim dhe transport – i tejkalon taksat e larta, ndërsa jeta e përditshme karakterizohet nga bashkëpunimi, hierarkia e kufizuar dhe kontakti i afërt me natyrën, si parqet, deti dhe pyjet, edhe brenda qyteteve.

Islanda mban vendin e dytë, falë kohezionit të fortë shoqëror dhe aftësisë për t’u mbështetur te njëri-tjetri në kohë të vështira, ndikuar edhe nga izolimi historik i vendit. Banorët përjetojnë dimra të gjatë dhe të errët, duke e balancuar me momente të thjeshta si kafeja, pishinat e ngrohta dhe kontaktet shoqërore, ndërsa vera, me dritë pothuajse 24 orë, rrit ndjeshëm ndjenjën e mirëqenies. Shprehja “Þetta reddast” përfaqëson besimin se gjithçka do të shkojë mirë, pavarësisht kushteve.

Danimarka, në vendin e tretë, vazhdon të jetë një nga vendet me performancën më të lartë, ku lumturia lidhet me besimin e thellë midis qytetarëve dhe institucioneve. Sistemi arsimor nxit kohezionin social, duke bashkuar fëmijë nga klasa të ndryshme dhe duke inkurajuar ndërveprimin shoqëror, ndërsa jeta e përditshme karakterizohet nga një ritëm i ngadaltë dhe mungesa e presionit të fortë.

Kosta Rika është surpriza kryesore e këtij viti, duke u ngjitur në vendin e katërt pavarësisht performancës së moderuar ekonomike dhe përfitimeve qeveritare të kufizuara. Banorët raportojnë kënaqësi të lartë me jetën për shkak të ndjenjës së komunitetit, kontakteve të përditshme me natyrën, si fshati dhe deti, dhe lirisë së zgjedhjes që rrit ndjenjën e lumturisë. Jeta e përditshme përfshin aktivitete të tilla si shëtitjet në plazh, kontakti me jetën e egër dhe marrëdhëniet shoqërore, duke krijuar një ndjesi të fortë ekuilibri dhe mirëqenie.

Suedia, në vendin e pestë, ka ruajtur një prani të vazhdueshme në pozicionet kryesore vitet e fundit, duke shquar ekuilibrin midis stilit urban dhe qasjes së lehtë në natyrë. Distancat e shkurtra, si gjeografikisht ashtu edhe shoqërisht, rrisin besimin dhe bashkëpunimin, ndërsa kultura e barazisë reflektohet në gjuhë dhe marrëdhënie sociale. Praktika të përditshme si “fika” – një pushim për kafe dhe bisedë – janë pjesë integrale e jetës shoqërore dhe ekuilibrit të përditshëm.

Renditja e dhjetë vendeve më të lumtura për vitin 2026 është: Finlanda, Islanda, Danimarka, Kosta Rika, Suedia, Norvegjia, Holanda, Izraeli, Luksemburgu dhe Zvicra. Në fund të listës qëndron Afganistani në vendin e 147-të, i ndjekur nga Sierra Leone, Malavi, Zimbabve dhe Botsvana.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme