Sociale 19 March 2026, 11:41 Nga VNA

Ndahet nga jeta në moshën 40-vjeçare gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

Ndaje në Whatsapp
Ndahet nga jeta në moshën 40-vjeçare gazetari dhe analisti

Është ndarë nga jeta në moshën 40-vjeçare gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja.

Namiri iu bashkua gazetës Tema në muajin shtator si redaktor politik, por edhe si kontributor në rubrikën e kulturës, të cilën e kishte një pasion të veçantë. Ai ishte një qytetar i angazhuar, që jetonte mes mësuesisë, gazetarisë dhe aktivizimit të tij si qytetar i denjë i Beratit.

Një djalë i kulturuar dhe mendjehapur, që rridhte nga një familje e persekutuar nga regjimi komunist, Lapardhaja ishte gjithashtu një kritik i hapur i ngërçit të së djathtës së sotme shqiptare dhe sidomos i problemeve që përjeton opozita e sotme.

Ai është autor librash, esesh dhe një numri të madh artikujsh që do të mbeten trashëgimia e tij kulturore për shoqërinë dhe familjen e tij.

VNA shpreh ngushëllimet familjes së tij.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme