Sociale 19 March 2026, 12:16 Nga VNA

Drena Kusari në një nga pozicionet më të larta drejtuese në Microsoft

Ndaje në Whatsapp

Drena Kusari në një nga pozicionet më të larta drejtuese

Drena Kusari Berisha është një nga shqiptaret që ka arritur një pozicion të lartë drejtues në kompaninë gjigante të teknologjisë Microsoft, ku mban detyrën e Vice President dhe General Manager.

E lindur dhe e rritur në Gjakovë, rrugëtimi i saj drejt suksesit ka nisur në një periudhë të vështirë për Kosovën. Pas luftës, ajo u largua drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të vazhduar studimet dhe për të ndërtuar karrierën e saj profesionale.

Me kalimin e viteve, Kusari ka ndërtuar një profil të spikatur në industrinë globale të teknologjisë dhe biznesit. Para se të merrte rolin drejtues në Microsoft, ajo ka mbajtur pozicione të rëndësishme edhe në kompani të njohura ndërkombëtare si Goldman Sachs, Lyft dhe Bumble.

Historia e saj konsiderohet një shembull frymëzimi për shumë të rinj shqiptarë, duke treguar se përkushtimi dhe puna e vazhdueshme mund të çojnë drejt suksesit edhe në kompanitë më të mëdha në botë.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme