Bota 15 August 2026, 10:27 Nga VNA

Skandali Al Fayed/ Policia britanike nxjerr zbuluar të dhënat e 143 denoncueseve të abuzimit seksual

Ndaje në Whatsapp
Skandali Al Fayed/ Policia britanike nxjerr zbuluar të dhënat e 143

Një gabim i Policisë Metropolitane të Londrës ka ekspozuar adresat e emailit të 143 personave që kanë denoncuar abuzime seksuale nga Mohamed Al Fayed, ish-pronari i Harrods. Të dhënat u bënë të dukshme për më shumë se 150 persona që merrnin një përditësim mbi hetimet.

Sipas The Times, incidenti ndodhi më 11 gusht, kur policia u dërgoi denoncuesve informacionin mujor mbi ecurinë e hetimeve. Për shkak të një gabimi njerëzor, adresat e marrësve nuk u fshehën dhe u shfaqën për personat e tjerë në listën e shpërndarjes. Shkelja e privatësisë ndodhi në pesë email-e të ndryshme.

Policia Metropolitane kërkoi falje dhe bëri të ditur se personat e prekur u kontaktuan menjëherë. Rasti i është referuar Zyrës së Komisionerit për Informacionin (ICO), ndërsa autoritetet kanë nisur një hetim të brendshëm dhe po rishikojnë procedurat për të shmangur përsëritjen e incidenteve të tilla.

Në përditësimin e dërguar me email, policia njoftonte gjithashtu se tre persona të tjerë, të moshës 70 dhe 80 vjeç, janë marrë në pyetje nën dyshimet se mund të kenë ndihmuar në veprimtarinë e Al Fayed. Numri i personave të marrë në pyetje në kuadër të hetimit ka shkuar në shtatë.

Ky është incidenti i dytë i njohur që lidhet me ekspozimin e të dhënave të personave që kanë ngritur akuza ndaj biznesmenit egjiptian. Më herët, policia kishte dërguar gabimisht tek një person tjetër të dhënat personale të një gruaje që pretendonte se ishte trafikuar nga Al Fayed dhe përdhunuar nga një bashkëpunëtor i tij.

Mohamed Al Fayed, i cili vdiq në vitin 2023 në moshën 94-vjeçare, është akuzuar për abuzime seksuale ndaj rreth 400 grave dhe vajzave gjatë disa dekadave. Shumë prej tyre kanë qenë punonjëse të bizneseve të tij, përfshirë dyqanin luksoz Harrods.

Hetimet vijojnë jo vetëm për personat që dyshohet se mundësuan abuzimet, por edhe mbi mënyrën se si autoritetet britanike trajtuan ndër vite denoncimet ndaj Al Fayed.

Video

Këto janë momentet e zjarrit që përfshiu një hotel në zonën e Lungomares në Vlorë dhe, për pasojë, shtatë persona mbetën të plagosur. Forcat zjarrfikëse mbërritën në vendin e ngjarjes për t’i vënë nën kontroll flakët, pas më shumë se dy orësh. Nga të dhënat paraprake, zjarri ra në katin e parë të godinës, në ambientet e lokalit, dhe më pas u përhap në të gjithë fasadën. Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes thanë se, për t’u shpëtuar flakëve, disa nga pushuesit që ndodheshin në hotel u hodhën nga dritaret. Gjashtë nga të dëmtuarit janë shtetas të Kosovës, ndërsa i shtati është nga Rrësheni. Ata u transportuan fillimisht në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku morën ndihmën e parë. Dy prej të plagosurve janë transportuar për trajtim të specializuar drejt QSUT-së, ndërsa katër të tjerë u janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale.

Një tërmet me magnitudë 3.9 është regjistruar pasditen e sotme në Linguaglossa, në zonën e Katanias, në Siçili. Epiqendra e lëkundjeve ndodhej rreth 7 kilometra larg qendrës së banuar. Tërmeti ka shkaktuar hapjen e çarjeve përgjatë thyerjes së Pernicanës, e lidhur me aktivitetin vullkanik të Etnës. Si pasojë, është çarë edhe rruga që të çon drejt Piano Provenzana, në zonën Ragabo–Clan dei Ragazzi. Për arsye sigurie, restorantet që ndodhen në zonën e prekur janë evakuuar në mënyrë parandaluese.

"Anijet e ndryshkut" në Vlorë vijojnë të gëlltisin para nga buxheti i shtetit, KESH planifikon tender 20 mln euro për TEC-et që nuk prodhojnë energji

Me shkallën zjarrfikëse që arrinte vetëm deri në katin e 9-të, një grua e bllokuar në katin e 11-të u detyrua të hidhej drejt një koshi shpëtimi me përmasa vetëm 1–2 metra katrorë, pasi një zjarr shpërtheu më 14 gusht në lagjen Friedrichshain të Berlinit, pranë stacionit të trenit Ostbahnhof.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme