Lifestyle 24 Tetor 2024, 15:14 Nga VNA

Shtrimet në spitale u rritën 7% nga ndotja. Mjekët paralajmërojnë shtim të rasteve kardiake

Ndaje në Whatsapp
Shtrimet në spitale u rritën 7% nga ndotja. Mjekët

Për periudhën janar-gusht numri i pacientëve të trajtuar në shërbimin spitalor publik arriti në 215,884 pacientë, me një kosto prej 81,763 lekë/pacientë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar totali i numrit të pacientëve të shtruar u rrit 7%. Të dhënat janë publikuar në raportin “Realizimi i treguesve të monitorimit financiar për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për 8-mujorin e vitit 2024”. Referuar të dhënave konstatohet se ka nisur rënia e numrit të pacientëve të shtruar në kardiologji dhe kardiokirurgji, pas tendencës rritëse që pati për këto pacientë në periudhën e pandemisë së Covid-19. Për janar-gusht 2024 janë shtruar 6.419 pacientë, me një kosto prej 74.993 lekë/pacientë. Krahasur me të njëjtën periudhë  numri i shtrimeve ka rënë 9%. Rënie është shënuar edhe te pacientët e trajtuar në spitalet psikiatrike. Sasia e realizuar është 824 pacientë me një kosto prej 693.238 lekë/pacient. Kundrejt të njëjtës periudhe të mëparshme numri i shtrimeve në psikiatri ka rënë 46%. Por  mjekët pohojnë se për shkak të nivelit të lartë të ndotjes, mungesës së aktivitetit fizik dhe dëmeve të kequshqyerjes do të ketë tendencë rritëse për simptoma kardiake dhe neurologjike. “Ndotja  ambientale prej gazrave të makinës, ndotja nga lumi i Lanës (lumë septik), plehrat et, ndikojnë negativisht, Në qoftë se shton dëmet që vijnë nga ushqyerja, mungesa e aktivitetit  fizik nëpër parqe, janë të gjitha kushte që ndikojnë në shëndetin e zemrës. Në pereceptimin tim, si mjek urgjence, shoh rritje në simptomat kardiake, neurologjike si dhe ato respiratorë”, pohon Ilir Allkja mjek urgjence. Sakaq numri i pacientëve të trajtuar me radioterapi arriti në 20,125 me një kosto prej 50.31 lekë/pacientë. Në raport me të njëjtën periudhë të 2023 numri i tyre u rrit 12%. Pacientë të trajtuar me dializë 136,986 seanca të realizuara për muajt janargusht me një kosto prej 10,652 lekë/seancë. Numri i seancave është rritur 3% kundrejt të njëjtës periudhë të 2023. Pacientë të trajtuar me katarakte 2,497 pacientë kundrejt 4,326 të parashikuar, me një kosto prej 4,646 lekë/pacientë. Shpenzohen 8.2 mld lekë për rimbursimin e barnave Sipas të dhënave të raportit të Monitorimit të treguesve për 8 mujorin 2024 janë trajtuar 361.498 pacientë me barna të rimbursueshme  me një kosto 6.763 lekë/pacientë. Krahasuar me vjet numri i tyre është rritur 0.5%. Për muajt janar-gusht 2024 për rimbursimin e barnave  të listës është shpenzuar 8.2 mld lekë nga 12.2 mld lekë të planifikuara apo 68% e planit vjetor. Për periudhën 8 mujore, sipas analizës statistikore të vlerave të pranuara të rimbursimit të barnave janë pranuar listë tregues të rimbursimit të barnave në vlerën rreth 8.2 mld lekë apo 0.4 % më shumë se e njëjta periudhë në 2023. Nga lista e rimbursuar e fishave të diabetit kanë përfituar 52,237 pacientë, ose 754 pacientë më shumë nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar, me një rimbursim të fishave, në vlerë 96,1 mln lekë, ose 34 mln lekë më shumë nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Sa i përket rimbursimit të fishave të diabetit, me VKM nr. 492, datë 24.07.2024 përfitojnë nga ky rimbursim, përveç personave me Diabet Mellitus të grup moshës 0-25 vjeç dhe ≥ 65 vjeç edhe invalidët e punës dhe personat me aftësi të kufizuar./Monitor

Video

Teksa Orikumi është përfshirë nga flakët, në Pyllin e Sodës janë rrëzuar pishat, duke bllokuar përkohësisht qarkullimin drejt fshatit të Zvërnecit.

Një vatër zjarri ka shpërthyer në orët e mbrëmjes në Orikum. Në vendngjarje janë angazhuar forcat zjarrfikëse të Vlorës, ndërsa për ndihmë kanë shkuar edhe mjete dhe efektivë nga Himara. Era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve, duke vështirësuar ndërhyrjen për shuarjen e zjarrit.

Shtetet e Bashkuara po përjetojnë stuhinë më të fuqishme të dëborës në dhjetë vitet e fundit, e cila ka shkaktuar ndërprerje të mëdha në furnizimin me energji elektrike dhe në transportin ajror, si dhe ka detyruar autoritetet të shpallin gjendje emergjence në një numër të madh shtetesh. Sipas të dhënave zyrtare, rreth 130 mijë banesa kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa mbi 12 mijë fluturime janë anuluar për shkak të kushteve të rënda atmosferike. Gjendja e emergjencës është shpallur në 21 shtete, ku autoritetet lokale u kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme.

Alpinisti amerikan Alex Honnold ka realizuar një ngjitje historike të dielën, duke u bërë personi i parë që ka shkallëzuar ndërtesën më të lartë të Tajvanit, Taipei 101, pa përdorur litar, parzmore apo rrjet sigurie. Ngjitja u zhvillua në kushte të kontrolluara dhe ka tërhequr vëmendje të gjerë ndërkombëtare, për shkak të nivelit ekstrem të rrezikut dhe vështirësisë që paraqet një strukturë prej 508 metrash lartësi. Taipei 101 konsiderohet një nga ndërtesat më ikonike në botë dhe një sfidë e jashtëzakonshme për çdo alpinist. Alex Honnold është i njohur globalisht për ngjitjet e tij pa mjete sigurie (free solo), duke shtyrë kufijtë e alpinizmit modern. Autoritetet lokale nuk kanë raportuar incidente gjatë ngjarjes, ndërsa ngjitja është cilësuar si një arritje e rrallë sportive dhe teknike.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme