Lifestyle 22 October 2024, 16:13 Nga VNA

Plas zgjebja, fëmijë të sëmurë në shkolla, Ministria e Arsimit dhe Shëndetësisë heshtin

Ndaje në Whatsapp
Plas zgjebja, fëmijë të sëmurë në shkolla,

Mjekët dermatologë dhe infeksionistë deklarojnë se çdo ditë diagnostikojnë fëmijë dhe të rritur me sëmundjen infektive zgjebe. Madje, bluzat e bardha shprehen se kemi të bëjmë më një epidemi të scabies, pra zgjebes në vendin tonë. Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", doktoresha dermatologe Monika Fida apelon për kujdes të shtuar shëndetësor dhe thirrje për trajtim të rasteve, pasi kemi të bëjmë me sëmundje infektive, vatrat e së cilës mund të jenë kudo: në shkolla, në çerdhe, punë e kafe. " Scabies kërkon vëmendjen tonë pasi rastet e rezistencës ndaj mjekimit janë një emergjencë globale, raportuar nga shumë kolegë Dermatolog në botë. - Po si janë statistikat sot në Shqiperi ? - Jemi në gjendje të një epidemie !!! - Për vetë faktin që nëse unë vetëm sot kam diagnostikuar dhe trajtuar 6 familje ( minimalisht 4 familjarë ), ju e bëni llogarinë se sa e përhapur është … llogaritni se si përhapet në Kopësht , Çerdhe, e Shkolla si dhe në  kolltuqet e kafeneve )… - A komplikohet ? - Po , alergjizohet dhe mund të infektohet ! - Ka impakt të madh në cilësinë e jetës, dhe kosto financiare ! - Diagnostikimi i hershëm, trajtimi i tërë familjes si dhe i personave në kontakt të afërt realizon ndërprerjen e përhapjes"-shkruan doktoreshë Fida. Aktualisht raportohen me dhjetëra fëmijë edhe pse të sëmurë me zgjebe vijojnë frekuentimin normal të shkollave, çerdheve dhe kopshteve  duke u bërë vatër infektive për gjithë të tjerët . Ndërkohë që as Ministria e Shëndetësisë dhe as Ministria e Arsimit nuk kanë bërë asnjë komunikim mbi situatën apo kujdesin që duhet të tregojnë stafet akademike dhe prindërit.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme