Lifestyle 19 Tetor 2024, 15:00 Nga VNA

Cheryl Cole, (ish-partnerja e Liam Payne) flet pas tragjedisë: “Djali nuk do e shohë më babin”

Ndaje në Whatsapp
Cheryl Cole, (ish-partnerja e Liam Payne) flet pas tragjedisë: “Djali

Cheryl Cole ka thyer heshtjen me një mesazh të dhimbshëm për ish-partnerin e saj, Liam Payne, pas lajmit të papritur për vdekjen e tij.

Këngëtarja e grupit të famshëm Girls Aloud dhe Payne ishin në një marrëdhënie për dy vite, gjatë së cilës mirëpritën djalin e tyre, Bear Grey, më 22 mars 2017.

Në një postim të publikuar në Instagram, Cheryl shprehu dhimbjen dhe trishtimin e saj teksa përpiqet të përballet me këtë ngjarje tronditëse që ka ndryshuar jetën e saj. Ajo shkroi:

“Teksa përpiqem të përballem me këtë ngjarje që më ka shkatërruar botën dhe të përpunoj dhimbjen time në këtë kohë të papërshkrueshme, dua t’ju kujtoj me dashamirësi se kemi humbur një njeri. Liam nuk ishte vetëm një yll pop-i dhe një figurë e njohur, por një djalë, një vëlla, një xhaxha, një mik i dashur dhe babai i djalit tonë shtatëvjeçar.”

Ajo gjithashtu shprehu shqetësimin për djalin e tyre, Bear, duke shkruar:

"Ai është një djalë që tani duhet të përballet me realitetin se nuk do ta shohë më babin e tij.”

Artistja vijoi duke thënë:

“Ajo që më shqetëson më shumë shpirtin është se një ditë Bear do të ketë akses në raportimet e tmerrshme dhe shfrytëzimin mediatik që kemi parë këto dy ditët e fundit. Më thyhet zemra edhe më shumë që nuk mund ta mbroj atë nga kjo në të ardhmen. Ju lutem, mendoni se çfarë përfitimi kanë disa nga këto raportime, përveçse të shkaktojnë dhimbje më të madhe për ata që kanë mbetur për të mbledhur copëzat.”

Në deklaratën e saj, Cheryl bëri një kërkesë të sinqertë për publikun dhe mediat, duke thënë

Ju lutem të gjithë të respektoni dinjitetin që i ka mbetur Liam-it.”

Anabel. al

Video

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një video të shkatërrimit të një tuneli nëntokësor të Hezbollahut që ishte mbi 140 metra i gjatë. Shkatërrimi ndodhi mëngjesin e së enjtes duke përdorur më shumë se 24 tonë eksplozivë. Tuneli nëntokësor ndodhej në zonën Ras Binda në Libanin jugor.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme