Lifestyle 20 Tetor 2024, 07:33 Nga VNA

Horoskopi për ditën e sotme

Ndaje në Whatsapp
Horoskopi për ditën e sotme

Dashi

Vëllai, motra ose një kontakt i ngushtë mund t’ju befasojë me një kërkesë të papritur. Në çështjet financiare, qartësia do të mbizotërojë nëse i trajtoni çështjet kokë më kokë. Në punë, yjet favorizojnë bashkëpunimin në vend të konkurrencës.

Demi

Bëni kujdes në aspektin financiar. Puna kërkon durim, por shpërblimet do të vijnë nëse i përmbaheni detyrës. Hëna mund t’ju bëjë më sentimental se zakonish në lidhjen tuaj në çift.

Binjakët

Kjo është një ditë për të rivlerësuar shpenzimet. Jeta profesionale do të sjellë mundësi për të paraqitur idetë tuaja inovatore”. Në dashuri, shakatë lozonjare do të forcojnë lidhjen, e qeshura është sharmi juaj më i mirë.

Gaforrja

Afërdita do të sjellë harmoni në shtëpi, duke e bërë atë një ditë ideale për të dekoruar apo pritur mysafirë. Financiarisht, ka stabilitet, megjithëse shpenzime më të mëdha mund të lindin nga nevojat e brendshme. Puna mund të duket kërkuese, por ndikimi i Saturnit siguron që përpjekjet tuaja nuk do të kalojnë pa u vënë re.

Luani

Fitimet financiare janë të mundshme nëpërmjet sipërmarrjeve afatshkurtra. Në punë, fokusohuni në punën në grup, është një ditë për të krijuar aleanca. Romanca përfiton nga bisedat e sinqerta; thuaj atë që ke në mendje dhe gjithçka mund të ndryshojë.

Virgjëresha

Në planin financiar, është koha të hiqni dorë nga zakoni i panevojshme i shpenzimeve. Puna mund të paraqesë sfida, por natyra juaj e përpiktë siguron që do t’i trajtoni ato në mënyrë efikase. Jeta në çift kërkon durim, mos i mbianalizoni fjalët e partnerit.

Peshorja

Afërdita në shenjën tuaj ju bën simpatik dhe magnetik, duke tërhequr njerëzit drejt jush pa mundim. Mundësitë financiare mund të lindin nga burime të papritura, ndaj qëndroni vigjilentë. Në punë, qasja juaj diplomatike do t’i zgjidhë pa probleme konfliktet.

Akrepi

Në planin financiar rekomandohet të shmangni investimet me rrezik. Puna mund të ndihet dërrmuese, por një fokus i qetë do t’ju ndihmojë. Në dashuri, jini të vetëdijshëm për temperamentin tuaj. Bëni kujdes me veprimet tuaja impulsive.

Shigjetari

Fitimet financiare janë të mundshme nëpërmjet aktiviteteve në grup. Puna ju sheh në një rol udhëheqës, por mos lejoni që egoja e tepërt t’ju pengojë. Një lidhje e re mund të krijohet përmes rrjeteve sociale.

Bricjapi

Çështjet financiare kërkojnë planifikim të kujdesshëm, veçanërisht investime afatgjata. Në dashuri, gjestet e qëndrueshme dhe të besueshme do të nënkuptojnë më shumë se shfaqje madhështore romantike. Argëtimi do të të jetë në vend të dytë, pasi do të përqëndroheni te qëllimet dhe përgjegjësitë.

Ujori

Puna mund të përfshijë zhvillime të papritura, ndaj përpiquni të adaptoheni. Jeta e dashurisë do të jetë dinamike, marrëdhënia juaj mund të evoluojnë në mënyra befasuese. Shëndeti është i qëndrueshëm, por stimulimi mendor është thelbësor për të shmangur mërzinë.

Peshqit

Në planin financiar është një ditë e mirë për të rishikuar buxhetin dhe për të shkurtuar shpenzimet e panevojshme. Puna rrjedh pa probleme nëse qëndroni të organizuar, megjithëse mund të shfaqen shpërqendrime emocionale. Jeta e dashurisë do të përfitojë nga bisedat e përzemërta.

 

Video

Teksa Orikumi është përfshirë nga flakët, në Pyllin e Sodës janë rrëzuar pishat, duke bllokuar përkohësisht qarkullimin drejt fshatit të Zvërnecit.

Një vatër zjarri ka shpërthyer në orët e mbrëmjes në Orikum. Në vendngjarje janë angazhuar forcat zjarrfikëse të Vlorës, ndërsa për ndihmë kanë shkuar edhe mjete dhe efektivë nga Himara. Era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve, duke vështirësuar ndërhyrjen për shuarjen e zjarrit.

Shtetet e Bashkuara po përjetojnë stuhinë më të fuqishme të dëborës në dhjetë vitet e fundit, e cila ka shkaktuar ndërprerje të mëdha në furnizimin me energji elektrike dhe në transportin ajror, si dhe ka detyruar autoritetet të shpallin gjendje emergjence në një numër të madh shtetesh. Sipas të dhënave zyrtare, rreth 130 mijë banesa kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa mbi 12 mijë fluturime janë anuluar për shkak të kushteve të rënda atmosferike. Gjendja e emergjencës është shpallur në 21 shtete, ku autoritetet lokale u kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme.

Alpinisti amerikan Alex Honnold ka realizuar një ngjitje historike të dielën, duke u bërë personi i parë që ka shkallëzuar ndërtesën më të lartë të Tajvanit, Taipei 101, pa përdorur litar, parzmore apo rrjet sigurie. Ngjitja u zhvillua në kushte të kontrolluara dhe ka tërhequr vëmendje të gjerë ndërkombëtare, për shkak të nivelit ekstrem të rrezikut dhe vështirësisë që paraqet një strukturë prej 508 metrash lartësi. Taipei 101 konsiderohet një nga ndërtesat më ikonike në botë dhe një sfidë e jashtëzakonshme për çdo alpinist. Alex Honnold është i njohur globalisht për ngjitjet e tij pa mjete sigurie (free solo), duke shtyrë kufijtë e alpinizmit modern. Autoritetet lokale nuk kanë raportuar incidente gjatë ngjarjes, ndërsa ngjitja është cilësuar si një arritje e rrallë sportive dhe teknike.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme